KE 'shuplakë' Greqisë për 'Belerin', reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

KE 'shuplakë' Greqisë për 'Belerin', reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

Fredi Beleri

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian shprehet se shpreson që këto mosmarrëveshje dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime kur u pyet në një konferencë për shtyp në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje reptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero tha se “Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë”.

Por menjeherë sipas Kathimerinin, ka reaguar  ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i cili i kërkon Bashkimit Europian të dëgjojë shqetësimin e Athinës për rastin e Fredi Belerit, i dënuar me dy vjet burgim për blerje votash..  

Sipas tij, ky rast është një provë për respektimin e standardeve demokratike europiane nga Shqipëria, veçanërisht teksa kërkon anëtarësimin në BE.

Kjo nuk është një çështje dypalëshe,” tha ministri i jashtëm grek - Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut