Ke zgjedhur rrugën e gabuar për t’u bërë kryeministër Lulzim

Ke zgjedhur rrugën e gabuar për t’u bërë kryeministër Lulzim

E ndërsa temperaturat e verës rriten, bashkë me to, është rritur edhe “oreksi” i pashpjegueshëm i kryetarit të Partisë Demokratike, për tu bërë (ndoshta një ditë) kryeministër. Pothuajse çdo ditë zoti Basha (ka harruar se është kryetar partie) po flet, po sillet, po premton, dhe po drejton nga SHQUP-i shpurën e tij, sikur të ishte “kryeministër”. 

Nuk dihet akoma, në është iniciativa e tij, apo një “udhëzim” nga Doktori, që Lulzim Basha të lërë mënjanë gjithçka që ka rrëmujë në parti, dhe të sillet si “kryeministër”. Pa e ditur edhe vetë, se ka zgjedhur rrugën e gabuar, ai ka vendosur të gjezdisë cep më cep Shqipërisë, të ndalet pa e ftuar, atje ku gjen një parcelë me domate, një fermë agrumesh, apo diku një biznes, për t’ju shpjeguar atyre “taksën 9 per qind, rritjen e rrogës dhe pensionit, dhe luftën ndaj korrupsionit”.

I ftuar së fundi në një emision televiziv, ai ka premtuar se “mjerë ata që kanë punuar me këtë qeveri, mjerë ata që kanë fituar para me këtë qeveri, sepse do të përgjigjen para ligjit”. Madje ai ka aluduar (si kryeministër) kur u pyet për situatën COVID-19, se “po të isha unë në vend të Ramës kryeministër, do të bëja tamponizimin e gjithë popullatës”. Gallatë e madhe, jo shaka. Ke zgjedhur rrugën dhe shtegun e gabuar zoti Basha për të bërë kryeministër. E di, që e ke “ëndërr të kahershme” të ulesh qoftë edhe 1 herë të vetme në zyrën e kryetarit të qeverisë (sepse nuk të mbush më zyra e kryetarit të PD) por ja që, të ulesh atje ku është ulur Edi Rama, duhet shumë, shumë punë.

Duhet ti bindësh njerësit e tu fillimisht, dhe shqiptarët mbarë, se ke programin më të mirë, se ke ide rracionale dhe ambicioze, se ke shtab të ngritur me profesionistë, se ke bërë catharsis në PD, se ke afruar të gjithë të rrahurit dhe të flakurit nga partia, se ke pranuar se zgjedhjet në atë parti, nuk janë bërë ndonjëherë të lira,të ndershme, se ke vendosur të largosh nga partia milionerët dhe të akuzuarit, se ke vendosur të drejtosh si demokrat dhe jo si marksist, se ke vendosur të largohesh nga e shkuara e damkosur, etj.

Nuk mund të besojnë shqiptarët premtimet tënde, apo dhe përbetimin tënd se “do të qeveris duke zbatuar ligjin”, kur dihet se përsa kohë ishe ti në qeverisje, dhe Partia Demokratike, ligji u shkel me dy këmbët, ligji u abuzua dhe ndryshua sipas interesit tuaj.

Nuk mund të besojnë më shqiptarët premtimet tënde për “taksa të ulëta, dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit”, kur e dinë si merrej leja e ndërtimit në kohën tuaj, si merrej liçenca në kohën tuaj, si dhe sa paguheshin nën dorë “trimat” e partisë të veshur me uniforma, si dhe sa jepej për të marrë tenderin, si dhe sa jepej për të fituar një vend pune, etj, etj.

Të kërkosh të bëhesh kryeministër, kur je provuar ministër, kryetar bashkie, apo dhe kryetar partie, do të thotë të “guxosh” shumë, dhe të mos kesh gjetur rrugën e duhur, por thjesht bën lojëra fjalësh. Aq më mirë për ty zoti Basha. Gjithsesi një fjalë e urtë thotë “kur nis dhe ëndërron, ke hedhur hapin e parë”. Ndoshta kaq mjafton për ju zoti Basha, hapin e dytë apo të tretin, ke kohë ta hedhësh deri nga 2030……..

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë