Kejdi Mehmetaj: Rama dhe banda e tij blenë votat më 25 prill, SPAK nuk ka nisur ende hetimet! Do dalin fakte të reja

Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, vijon të hedhë akuza ndaj mazhorancës me pretendimin se janë manipuluar votat. Sipas Mehmetajt rasti i dëmshpërblimeve të tërmetit është flagrant, për të cilin siç u shpreh ajo, Prokuroria dhe SPAK ende nuk kanë folur.

“Ditë pas dite dalin fakte, të cilat vërtetojnë se si Edi Rama dhe banda e tij blenë, manipuluan e vodhën zgjedhjet e 25 prillit. Për të gjitha denoncimet që ne kemi bërë publikisht apo në Policinë e Shtetit, Prokurori dhe SPAK ende nuk kanë nisur hetimet. Drejtuesit e institucioneve shtetërore, duke thyer Kodin Zgjedhor, kanë abuzuar me detyrën e tyre dhe fondet e buxhetit të shtetit për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve e për të detyruar votën e tyre.

Rasti i dëmshpërblimeve të tërmetit është rasti më flagrant për të cilin Prokuroria dhe SPAK ende nuk kanë folur. Qeveria ka përdorur pak ditë përpara zgjedhjeve miliona euro të buxhetit të shtetit për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti. Vetëm në këto zona qeveria ka shpërndarë 40 milion euro dhe në mënyrë fiktive ka rritur faturën e dëmeve të shkaktuara nëpër banesa, me qëllim blerjen e votës. Banesa të kategorizuara më parë si DS1, u rivlerësuan në DS2, ato DS2 u rivlerësuan si DS3 e kështu me radhë.

Vetëm gjatë javës zgjedhore në Bashkinë e Durrësit u shpërndanë 6 milion euro para për dëmet e tërmetit, dhjetëra herë më shumë se sa janë shpërndarë në këtë bashki prej 1 viti e gjysmë. E njëjta strategji e përdorimit të institucioneve shtetërore për të influencuar dhe blerë votën e qytetarëve u përdor në datën 24 prill me rimbursimin e naftës për fermerët, ku dyert e Drejtorisë së Bujqësisë u hapën ditën e shtunë gjatë heshtjes zgjedhore për t’u shpërndarë tollona nafte fermerëve”.

Ndërkaq ajo shton se do të dalin fakte të reja.

“Po ashtu, ditë pas dite do të dalin fakte të reja se si u rrit numri i të punësuarve në administratë. Grupi ynë i juristëve po vazhdon të mbledhë fakte e prova, të cilat do i paraqesim pranë organeve kompetente. Përfitoj nga kjo konferencë për të inkurajuar çdo qytetar, i cili ka informacion të mëtejshëm mbi blerjen e votës apo përdorimin e institucioneve shtetërore për të tjetërsuar votën, që t’i vendosë ato në dispozicion të drejtësisë. Edi Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, ai i bleu ato, por serish nuk ia doli”, tha në deklaratën e saj Mehmetaj”.

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK kërkon gjykimin e Fatmir Mediut, a besoni se do të bëhet drejtësi për "Gërdecin"?

Komento

Komente

  • Like: 04/05/2021 17:58

    Ik moj lavire e jashteqitje e ketij vendi

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

5 bimë që do të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë aromë të këndshme