Këlliçi: Nuk e dua Berishën në fushatë! Më prish punë

Këlliçi: Nuk e dua Berishën në fushatë! Më prish punë

Sali Berisha, Belind Këlliçi dhe Ilir Meta

Belind Këlliçi, për herë të parë në jetën e tij politike do të përballet në një betejë të vërtetë, duke garuar përballë Erion Veliajt, i cili kërkon votëbesimin e qytetarëve të Tiranës për një tjetër mandat.

Por nëse Erion Veliaj pritet që të futet në zgjedhjet e 14 Majit me një CV të pasur si politikan dhe drejtues i suksesshëm në krye të Bashkisë së Tiranës, e vetmja arritje e Belind Këlliçit ka qenë drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Mungesa e eksperiencës dhe hija e Berishës dhe e Metës që dalin nga sondazhet dy prej politikanëve me kuota në rënie në publik, duket se e kanë disavantazhuar Këlliçin, që siç e tregojnë pothuajse të gtiha sondazhet që po zhvillohet aktualisht në vendin tonë , nuk e nxjerrin më shumë se 30 përqind përballë Veliajt.

Kjo ka bërë që kandidati i djathtë të tentojë të ndryshojë strategji.

Nëse do të shohim kronikat e fundit të publikuara në rrjetet sociale, Belind Këlliçi po mundohet që të distancohet në daljet televizive sa më shumë prej Sali Berishës.

Ky fakt konfirmohet dhe nga njerëz pranë shtabit të fushatës së kandidatit të PD-së, të cilëve u është kërkuar që në postime të shmangin sa më shumë Berishën.

Një strategji të tillë e ndoqi edhe Lulzim Basha në zgjedhjet e dy viteve më parë. Madje, e tha edhe vetë Lulzim Basha i cili në një emision televiziv tregoi se konsulentët e tij izraelitë të fushatës i kërkuan që të distancohej nga lideri historik I PD-së.

“Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë. Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë. Është përgjegjësia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur këtë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike”, do të shprehej aso kohe Lulzim Basha.

Por pavarësisht kësaj tentative, mundësia për të pasur sukses me një strategji të tillë dhe për të përmbysur hendekun e thellë që e ndan atë me Veliajt mbetet tepër i vështirë.

Ashtu sikurse Basha, edhe Belind Këlliçin duket se e pret një humbje e sigurt në zgjedhjet e 14 majit, pasi diferenca mes dy kandidatëve është tepër e madhe.

Pavarësisht përpjekjeve që në publik të ketë një distancim nga Berisha, të gjithë e dinë se Belind Këlliçin kandidat nuk e nxorën votat e Primareve, por vullneti i Sali Berishës.

Mes një mjeku të njohur dhe të arrirë profesionalisht Ilir Alimehmeti dhe një tjetri pa një profesion të vetin sikurse Belind Këlliçi, sigurisht Berisha zgjodhi atë të dytin, si një njeri që është i provuar në bindjen absolute ndaj shefit.

Pakkush mendon se Belindi në të vërtetë nuk është Sali Berisha apo Ilir Meta.

E vetmja meritë për të qenë sot një kandidat i opozitës është të jesh i nënshtruar ndaj liderit suprem që është Berisha. Kjo u provua qartësisht pak kohë më parë. Në të vetmin rast që Basha tentoi të kundërshtojë Berishën, doli menjëherë nga jeta politike.

Berisha ka treguar gjithmonë se edhe nëse humb, por ke treguar se je besnik, të riciklon në politikë. Edhe në këto zgjedhje Berisha nuk vuri kandidatin fitues, por atë që i rri besnik. Dhe këtë Belindi e di mjaft mirë. Edhe pse po tenton të “gënjejë” shqiptarët se ai nuk është Berisha, ai e di se ka hyrë në garën e Tiranës jo për të fituar Bashkinë, por për të kryer shërbimin e radhës ndaj liderit të opozitës që është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e madhe.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/03/2023 21:33

    Belindi nuk o cun i keq. Duke qen ne anen e gabuar dhe me Saleh malok Berishovicin e Like koktulin, fitoren mund ta shohi ne enderr. Te kish dal kandidat i panvarur, do kish mor me shume vota se o cun tirone.

    Përgjigju
    • e drejta: 22/03/2023 09:42

      DOJE TE THOJE SE ESHTE JEVG TIRONE....

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria