Këlliçi vazhdon të gënjejë (edhe) për Report TV! Edhe ne kemi email për të, po a është provë?

Këlliçi vazhdon të gënjejë (edhe) për Report TV! Edhe ne kemi email për të, po a është provë?

Belind Këlliçi

Për një politikan, të gënjejë është e rëndë njësoj si të vjedhë, pasi në të dy rastet tradhton besimin e zgjedhësve. Është e rëndë edhe kur gënjen një kandidat i Sali Berishës, edhe pse ky i fundit prej 30 vitesh e ka transformuar gënjeshtrën në mjetin e tij kryesor politik. Pinoku në këtë rast është Belind Këlliçi, i cili prej ditësh pretendon se ka gjetur një email që tregon se Report TV ka arkëtuar para’ nga inceneratorët për të bërë fushatë zgjedhore. Këlliçi e tha këtë në Parlament dhe e përsërit në çdo intervistë televizive përfshi edhe dy netë më parë në një interviste për Euroneës. Këtu Këlliçi iu rikthye gënjeshtrës duke thënë se emaili është mes Report TV dhe inceneritorëve dhe se në atë email flitet për para’ të kërkuara për “fushatë”. Fallso. Emaili që ai tregon, në të vërtetë, dërgohet nga një e quajtur Juliana Muça, Klodjan Zotos në të cilën shkruan: “Po ju nis faturën e Report Tv se ka një ndryshim me sa më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë me rastin e fushatës. Lutemi për konfirmim''. 

Ku është komunikimi me Report TV për të cilën, duke gënjyer, flet Këlliçi? Ky email maksimumi tregon se një Matilda i ka thënë njërës që quhet Juliana se (ndoshta) Report TV ka kërkuar një buxhet shtesë “për fushatë” dhe ajo ia referon për arsye që vetëm ajo i njeh, Klodjan Zotos. Një komunikim i kryer pas shpinës së Report TV dhe pa asnjë përfshirje të Report TV. Janë fjalë mes tyre për të cilat Report TV jo vetëm që nuk di asgjë, por nuk ka asnjë përgjegjësi. 

Dhe në fakt në faturën që tregon Këlliçi si “provë” të dytë, kjo po e bërë nga Report TV, nuk flitet as për buxhet shtesë dhe as për fushatë, por vetëm për reklamë. Me një detaj që Këlliçi nuk e shpjegon: emaili është i 17 prillit 2021, praktikisht 5 ditë para përfundimit të fushatës elektorale për votën e 25 prillit. Si të thuash që Report TV kishte kërkuar para' për “një fushatë” kur tashmë fushata kishte marrë fund, duke bërë një faturë (datë 15 prill 2021, pra dy ditë para emailit) pa pasur as konfirmim? Arsyeja që kanë folur mes tyre për “fushatë” duke ja atribuuar këtë kërkesë Report TV është një çështje e brendshme mes autores dhe të destinuarit të emalit, por në asnjë mënyrë, kjo histori nuk i përket Report TV. Kështu që Këlliçi gënjen dhe ajo që është gjithashtu e rëndë (madje një krim penal) manipulon për arsye politike dokumente që i ka marrë në përdorim kur ishte anëtar i komisionit parlamentar të hetimit mbi inceneratorët dhe që me ligj e ka të ndaluar t’i shpërndajë.

Edhe ne kemi nje email ku një simpatizant i PD-së që quhet Ilir Belo, pretendon se Belind Këlliç i ka kërkuar 5 mijë euro për fushatën e tij dhe se ja ka paguar cash, sepse nëse do të fitojë zgjedhjet si kryebashkiak do ta punësojë si polic bashkiak. Kjo atëherë do të ishte një provë për ta akuzuar Këlliçin për korrupsion elektoral? Jo, ne që jemi korrekt dhe jo gënjeshtarë mendojmë qe nje email keshtu, nuk eshte provë për asgje.

'Prova' e pretenduar nga Belind Këlliçi

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët