Kemi projekte më emergjente! Ministrja Balluku anulon tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë

Kemi projekte më emergjente! Ministrja Balluku anulon tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë

Rreth katër muaj nga çelja e tij, anulohet tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë. Lajmin e ka dhënë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ku sqaroi se loti i shtatë për rrugën do të anulohet pasi buxheti i menduar për këtë investim do të përdoret për një projekt emergjent, por pa dhënë detaje konkrete. Por ministrja tha se ky tender do të rihapet përsëri pas tre muajsh.

“Po flasim për shtyrje të procesit. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent. Ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja. Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”, tha ministrja.

Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ka një kosto totale prej 19 milion euro.

Në garën për këtë projekt morën pjesë 6 kompani, 5 prej të cilave u skualifikuan, pasi sipas ARRSH-së nuk përmbushnin kriteret e vendosura. Vetëm konsorciumi italian kishte ofertën më të ulët nga kompanitë e tjera, duke u shpallur automatikisht fituese. Ndërkohë vendimi u ankimua në Komisionin e Prokurimit publik, i cili pranoi ankesën e bërë nga njëra nga kompanitë në garë dhe rrëzoi konsorciumin që u shpall fitues.

Ministria e Infrastrukturës, përmes një shkrese ka udhëzuar ARRSH-në të transferojë fondin e përcaktuar në buxhet për këtë aks të kalojë për prioritete të tjera.  

Ndërtimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të rëndësishëm infrastrukturor që do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë me 3-4 orë.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 24/09/2019 00:51

    DAKORT ,,,KE PROJEKTE TE TJERA ME TE RENDESISHME ,,NA I TREGO...///

    Përgjigju
  • Sadushi ..: 14/09/2019 08:35

    Po mbarojeni moj ministre se e bete legjende fare cfare ka me te rendesishme se njerezit kur duan te mbarojne nje hall me pak dhe me shpejt ne tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja