Këngëtari Jon Tarifa: Koronavirus më prishi planet për të jetuar në Bali (VIDEO)

Në një lidhje skype nga Holanda për emisionin “Rreze Dielli” këngëtari Jon Tarifa tregon sesi po e përjeton situatën e krijuar nga koronavirus. Tashmë është e sigurt që ai është I frymëzuar për të bërë art, pasi kënga e tij më e re “Take me out” e ka marrë indicien pikërisht nga kjo këngë.

Teksa tregon situatën në Holandë, këngëtari thotë se koronavirus i ka prishur planet për të jetuar në Bali. 

Njerëzit i zbatojnë rregullat, por këtu rregullat nuk janë dhe aq strikt. Lejohet të dalsh duke mbajtur distancë. Të hapura janë vetëm supermarketet e farmacitë, por rrugët kanë lëvizje.” tregon situatën këngëtari.

“Unë lëviz gjatë gjithë kohës. Kishim plan të shkonim dhe të jetonim për 1 ose 2 vjet në Bali, është një fazë kur edhe vajza është ende pa shkuar në shkollë, por planet na u prishën, nuk e di se kur do të shkojmë.” shprehet Tarifa. 

Në “Rreze Dielli” ai foli edhe për realizimin e këngës së tij të fundit “Hear me out”, e frymëzuar nga situata e krijuar nga koronavirus.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale