Këngëtarja e njohur shqiptare tregon largimin e prindërve nga Shqipëria: Ishin të varfër dhe bënin nga tre punë për të na rritur ne

Këngëtarja e njohur shqiptare tregon largimin e prindërve nga Shqipëria: Ishin të varfër dhe bënin nga tre punë për të na rritur ne

Këngëtarja Ava Max

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë një intevistë për revistën Cosmopolitan në Japoni.

Këngëtarja ka treguar disa të fshehta nga jeta e saj private hde profesionale, ndërkohë që ka rrëfyer edhe periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë. Ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, tha ndër të tjera Ava Max.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shprehur se u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku ajo zhvillon karrierën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Esl: 04/10/2021 19:12

    Nga tre punë nuk ka mundësi se një punë=8 orë, 2 punë=16 orë, 3 punë=24 orë????. Ah, në rast se i quan tre punë kur punon 3 orë këtu 2 orë aty dhe 3 orë gjëkundi tjetër, ok po në total prapë= 1 punë????. Nejse tha, do të na i shpjegosh herë tjetër...

    Përgjigju
    • Arion: 12/10/2021 17:44

      Cfare thote Ava eshte mese e vertete. Shqiptaret qe dolen te paret kane punuar jashte mase, pasi punet qe beinin ne fillim nuk paguanin shume, keshtu qe u duhej te punonin me teper se 2 pune. Disa kane punuar edhe me teper se 80 ore ne jave.

    • Mergimtari: 07/10/2021 13:56

      Mos u lodh o Losh me kafexhijte shqiptare se nuk e kane haberin nga mergimi.

    • Loshi: 05/10/2021 18:46

      Shembull, bej 40 ore nga e hena deri te premten, pastaj te shtunen dhe te dielen 20 ore te tjera. Mund te besh dhe nje pun tjeter ne dark

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, GJKKO urdhëron SPAK t'i japë Beqajt e 8 të pandehurve dosjen në mënyre elektronike pa pagesë

Koncesioni i sterilizimit, GJKKO urdhëron SPAK t'i japë Beqajt e 8 të pandehurve dosjen në mënyre elektronike pa pagesë