'Keni nevojë për një qeveri që ju ndihmon', Bashën e zë vapa në Sarandë: E keni bërë si në korrik...

Kreu i opozitës jashtë parlamentare dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të takimeve që ai i ka pagëzuar 'Rrugëtimi për Shqipërinë' është ndalur në qytetin e Sarandës ku është takuar me banorët dhe bizneset.

Basha ka theksuar se për Sarandën kur PD të vijë në pushtet do të fokusohet në rritjen e turzimit si dhe do të punojë për të rritur numrin e studentëve në universitet.

"Zotimi i parë është vendosja e barazisë para ligjit dhe heqja e trarëve të korrupsionit. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra. Mungesa e shpresës vjen prej mungesës së kësaj qeveri për të ofruar shpresë. Ndryshe nga këta, ne ofrojmë çlirim të biznesit, duke luftuar korrupsionin. Për biznesin e vogël do të ketë vetëm një taksë 0.5 % jo dhjetë taksa dhe eleminimin e taksës Rama për karburantin. Rritja e fuqisë blerëse, do të realizohet duke prezantuar pagën minimale në 300 euro" ka thënë Basha ndër të tjera.

Në bashkëbisedimin me qytetarët e Sarandës Basha ka lëshuar edhe batuta. Nga prania e njerëzve në sallë është krijuar një situatë jo fort e këndshme për kreun e PD i cili ka kërkuar të ndez kondicionerin.

'Ndizni pak kondicionerin. E keni bërë... e keni kthyer në temperatura korriku prapë' ka thënë Basha.

Më pas kreu i PD ka treguar edhe hapat që PD parashikon të marrë për fuqizimin e ekonomisë së Sarandës.

"Keni nevojë për një qeveri që ju ndihmon për të krijuar vende të reja pune, për të sjellë më shumë turistë, për të rritur të ardhurat, për të rritur mirëqenien, e cila nuk do të jetë mirë vetëm për biznesin tuaj, por për të gjithë vendin, do të jetë mirë për rininë e cila nuk ka përse të braktisë Sarandën dhe Shqipërinë. Hapat të cilat do të ndiqen:Fuqizimi i arsimit profesional dhe të lartë, ndërkohë që po shkon drejt mbylljes universiteti i Sarandës. Fuqizimi i degëve për të cilat ka nevojë ekonomia e Sarandës dhe e rajonit. Fuqizimi i aksesit në turizëm me infrastrukturë të plotë dhe jo shkel e shko. Bëhen fasadat, s’bëhen kanalizimet. Përmbytet Himara ka një stuhi në det. Mbrojtjet që janë ndërtuar para 50 vitesh i kanë prishur për dukje, por dukja nuk të çon gjatë, fasada nuk të mbron nga deti 9 ballësh. Nqse nuk bën kanalin e ujërave të zeza, të të rrojnë pllakat e bukura në Bulevard sepse dalin ujërat e zeza sipër. Me një shi përmbytet Saranda qytet i vendosur në shpat mali.: tha Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 14/11/2019 16:39

    Kur të vijë në pushtet pd leshelis në vitin 2036 Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit dhe Lindita protoduari me tufce që Kakariste çdo natë dhe bllokonte rrugët në Tiranë do jenë njeri minister i shpellareve të Unazës , tjetra Laraska e leshitdhise Lindita protoduari ministre e sharebajgave të leshitdhise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin

Sulmoi Iranin, mediat amerikane: Izraeli e paralajmëroi Uashingtonin