Keni provuar gjalp stikash, bajamesh apo gjalp nga farat e kungullit? Për herë të parë në Shqipëri, mund të provoni lloje të ndryshme gjalpi arror

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar sipërmarrësja Ana Shima, e cila është e para në Shqipëri, që sjell disa lloje të veçanta gjalpi arror. Një produkt shumë i shëndetshëm, i cili duket se nuk është prodhuar më parë në Shqipëri, gjalp nga drurët e ndryshëm arror.

‘’  Ky është gjalpi stikës… këto ditë në fakt kemi prodhuar vetëm me lëndë të parë nga importi sepse ajo ka qenë kërkesa ose nevoja për momentin. Gjalpi stikës është më i pëlqyeri më i shituri, më i shijshmi, i ka të gjitha brenda, dhe stika vet si arror është shumë i mirë. Ndërsa përdorimi i tyre varion, sic thashë i arrës së shjemës, ose kasius, është frut tropikal, në fakt është frut nuk është arror, dhe këto që I quajmë pjesa e arrës, në fakt janë fara e frutit. Ky përdoret goxha për të bërë salsa, që zëvendësojnë salcën e kosit, përtë bërë krem për pasta domëthënë është shumë i përdorshëm,, të gjtihë këto janë shumë të mirë për ëmbëlsira.Gjalpi I farës së kungullit është më shumë për gjëra të kripura, salca, sallatash, salca për të gatuar mishin, perimet, dhe ka perimet më të larta nga të gjitha bota bimore, kështu që nëqoftëse do proteina ekstra dhe jo shumë mish, mund të konsumosh këtë gjalp.Gjalpat arror të vendit tonë, janë me një shije superior për mendimin tim sepse rriten akoma kultivohen në zona që janë larg zonave, indutriale ka një shije goxha aromatike sidomos lajthi që kemi marr nëpër male. Ka një shije shumë të ndryshme nga lajthitë që mund ti konumosh nga Greqia apo Italia që mund ti konsumojnë në masë. 

Ndërsa thekson se një ndër gjalprat arror mjaft të kërkuar janë ato të bajames, që sygjerohen sidomos për personat që merren me aktivitet fizikë, për të marrë sa më shumë energji. 

Ndërsa përsa i përket sasisë që konsumimit të tyre, ajo shprehet se një grusht që na thonë shpesh të konsumojmë është një lugë,

‘’ Në momentin që konsumohet si gjalp,  ka një avantazh sepse proceset që bëjmë neve me  tharjen me futjen në ujë të tyre, aktivizojnë enzimat dhe heqin ato nutrientet që e bëjnë të patretshme bajamen, dmth bajamja sygjerohet të mos konsumohet direkt nga pema e thatë, duhet ose të piqet ose të futet në ujë për gjatë gjithë natës dhe pastaj të konsumohet.

Si mund t’i konsumojmë këto lloje gjalpi arror?

Mund ti konsumoni në cfarëdolloj mënyrë që doni, nuk ka asnjë gjë të gabuar domethënë arrat janë vlerë e shtuar e dietës ditore. Arra është goxha shije e forë si gjalp dhe kombinimi më i mirë që kemi bërë ne, dhe që kemi ideuar si recetë është pasta me në vend të panës me gjalp arre, me kërpudha, me limon madje ka pasur dhe bloger ushqimor në vend që kanë bërë receta të tilla dhe I kanë ndarë më ndjekësit e tyre.

Disa mënyra të tjëra janë si smoothie, por kryesorja mbetet si zëvendesues i panës.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/07/2020 01:07

    Une kam provuar gjalpe bajameje e avogadoje.Edhe qumeshti I bajames eshte shume I mire.Shpresoj qe ne Shqiperi te vine keto teknologji qe tu jepet nje mundesi me shume fermereve tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet