'Keqardhje për opozitën…', si Komisioni i Venecias konfirmoi argumentat e Ramës për reformën zgjedhore (VIDEO)

TIRANË- Komisioni i Venecias ka miratuar tashmë opinionin final mbi ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet në Kodin Zgjedhor që adresojnë ndryshimet në këtë kod.

Mes te tjerash, Venecia lë disa rekomandime për t’u zbatuar nga palët politike shqiptare, veçanërisht nga opozita jashtëparlamentare, që sipas komisionit, e la rrugës procesin institucional për reformën zgjedhore me braktisjen e parlamentit.

Komisioni e vë theksin te thirrja për bashkëpunim dhe respekt të institucionit të Kuvendit nga opozita, që për Venecian, funksionon sipas kuorumit të përcaktuar me kushtetutë.

Por nëse i referohemi draftit të këtij opinioni, rekomandimet e Komisionit të Venecias shkojnë në të njejtën linjë logjike me argumentat që Kryeministri Rama deklaroi për reformën në korrik të këtij viti gjatë një tryeze për reformën zgjedhore, duke legjitimuar në këtë mënyrë, qëndrimin e kryeministrit.

Video e krahasimit të qëndrimeve mes Ramës dhe Venecias u publikua nga Kryeministri në facebook. Ja argumentat:

-Rama në korrik 2020: Reagimi i opozitës jashtëparlamentare dhe asaj presidenciale per kete nisme kushtetuese te Kuvendit eshte i papranueshem. Partia Demokratike nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin të cilin e ka braktisur veç te tjerash, që të thotë “asgjë tjetër vec asaj që më pëlqen mua.”

Venecia në dhjetor 2020: Komisioni i Venecias dhe ODHIR gjithashtu, shprehin keqardhjen që gati të gjithë deputetët nga partitë e opozitës që ishin në parlament, dhanë doreheqjen në vitin 2019 dhe që atëherë përbëjnë opozitën jashtëparlamentare.

-Rama: Në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të sulmohet, të anatemohet, të përbuzet, qoftë nga një institucion si Presidenti i Republikës, qoftë nga opozita jashtëparlamentarë që zgjodhi ta braktisë Kuvendin.

Venecia: Fakti që parlamenti nuk është i përbërë nga numri i plotë i anëtarëve nuk është në vetvete problematik sipas standardeve ndërkombëtare duke qënë se ai funksionon në përputhje me kuorumin e përcaktuar me Kushtetutë.

-Rama: Kërcënimi që këtu o do bëhet si themi ne, o këtu do bëhet nami nga ana e partive jashtëparlamentare, nuk funksionon.

Venecia: Komisioni i Venecias dhe ODHIR, nxisin forcat politike si brenda dhe jashtë parlamentit që të sigurojnë funksionimin normal demokratik të institucioneve në vend, në interes të popullit shqiptar.

-Rama: Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në cdo vend të Europës ku partitë kanë lirinë të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre.

Venecia: Duhet të theksohet se në vitin 2017 rregulli mbi koalicionet nuk u zbatua pas një marrëveshjeje politike konsensuale, kështu që në praktikë, asnjë ndryshim i vërtetë nuk do të ndodhte përkundër zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Në keto kushte është e dyshimtë që ndryshimet në rregullat mbi koalicionet sic parashikoheshin në versionin e mëparshëm të kodit, mund të konsiderohen një ndryshim thelbësor.

-Rama: Dhe ndërkohë askush nuk mund të thotë që marrëveshja e bërë jashtë parlamentit ishte në vetvete reforma. Jo, reforma është ajo që del nga parlamenti dhe ne do përballemi me produktin, jo me llafet.

Venecia: Ndryshimet kanë të bëjnë me procedurën e thirrjes së zgjedhjeve, sistemin e drejtësisë elektorale, regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, listat e kandidatëve, formatin e fletës së votimit dhe vlefshmërinë e saj, rregullat për numërimin e votave të përparësisë dhe ndarjen e vendeve. Këto ndryshime janë të arsyeshme pasi kryesisht reflektojnë ndryshimet kushtetuese të fundit dhe mund të kenë një ndikim pozitiv në proceset zgjedhore./Lexo

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PËR ALEKS: 15/12/2020 12:21

    Aleks na rofsh sumën o aleks palla se u talla evallaha aleksi tumin ta ha.

    Përgjigju
  • GJJIGANDI EDI RAMA: 15/12/2020 10:48

    Edi Rama GJIGAND i Shqipris djal Tirane djal me kultur të lart me 5 gjuh të huaja që i flet prefekt. Profesor, Sportist,Artist, Piktor vjen nga familje e lart intelektuale jo nga familje analfabetësh si bastardi salmut. Ky njeri i duhet shum Shqipris tē paktën dhe 12 vjet udhehrqje të Shqipris drejt ssuksesit. Rroft Shqipria etnike.

    Përgjigju
    • Aleks: 15/12/2020 11:40

      Shko more barbon.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët