Kërcënimi me bombë në aeroportin e Prishtinës, policia: Alarm fals për qëllime të caktuara! Funksionimi dhe qarkullimi rikthehet në normalitet (VIDEO)

KOSOVË- Një kërcënim me bombë brenda aeroportit të Prishtinës  ‘Adem Jashari’ 'ngrit në këmbë' autoritetet kosovare paraditen e sotme, por rezultoi të ishte një alarm i rremë.  Mësohet se funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer tashmë normalitetit.

Ishte zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara, e cila njoftoi fillimisht kërcënimin dhe se për shkak të arsyeve të sigurisë, udhëtarët dhe personeli u evakuuan, ndërsa autoritetet pas kësaj njoftuan dhe mbylljen përkohësisht.

Pas kryerjes të gjitha inspektimeve brenda ambienteve të aeroportit, policia njoftoi se nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes dhe se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe sipas tyre me qëllime të caktuara.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës.”, njofton Policia e Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, policia: Alarm i rremë me qëllime të caktuara

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës rezulton të jetë fals. Njoftimi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikimi zyrtar. Polica thotë se pas kontrollit të kryer në aeroportin “Adem Jashari” nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes dhe se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe me qëllime të caktuara.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës.

K.T./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër