Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të jetë prapa kërcënimeve me bomba që po bëhen nëpër qytetet bullgare, që sipas tyre kanë synim pengimin e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen këtë të diel.
Dhjetëra shkolla u mbyllën më 28 mars në tri qytete - Sofje, Varna dhe Burgas - pas kërcënimeve me bomba.
Kjo është dita e dytë që shkollat marrin kërcënime të tilla përmes adresave elektronike dhe telefonatave. Shkollat ndërprenë mësimin dhe evakuuan nxënësit.
Ministria e Brendshme e Bullgarisë tha se dyshon se Rusia mund të qëndrojë pas një mashtrimi që synon të prishë procesin e votimit, meqë shumica e qendrave të votimit janë të vendosura nëpër shkolla.
Ministri i Brendshëm në detyrë i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, tha se kërcënime të ngjashme janë dërguar më parë edhe në shkolla tjera evropiane.
Bullgaria, aktualisht, e ka Parlamentin e shpërbërë dhe më 2 prill do t’i zhvillojë zgjedhjet parlamentare, të cilat janë zgjedhjet e pesta të parakohshme në dy vjet.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut që nga tetori i vitit të kaluar po përballet me alarme për vendosje të bombave nëpër institucione të ndryshme, kryesisht në shkollat fillore dhe të mesme.
Në fillim të marsit, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se kërcënimet me bomba, përveç nga territori maqedonase, vijnë edhe nga jashtë vendit, përkatësisht nga Rusia dhe Irani. REL
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1789
Lajme të tjera
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
18 Prill, 15:03
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje
18 Prill, 08:42
-
FOTO/ Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vdekur, ja si BBC dhe media e pavarur ruse llogarisin humbjen e Rusisë në luftën në Ukrainë
17 Prill, 20:03
-
SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
15 Prill, 20:49
-
Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia
13 Prill, 08:38
-
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
12 Prill, 22:04
-
Hakerët rusë përdorën qasjen në Microsoft për të vjedhur emailet e qeverisë amerikane
12 Prill, 07:48
-
Arratisja e madhe: Si e ndihmoi banda kriminale e Ballkanit biznesmenin rus të ikte nga arresti shtëpiak në Itali
11 Prill, 22:08
-
Shërbimi Federal rus i sigurisë pretendon se forcat speciale britanike po operojnë në Ukrainë
11 Prill, 18:32
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv ajror nga Kharkivi në Kiev, u lëshuan 80 raketa e dronë për 5 orë
11 Prill, 09:42
-
Rusia raportohet se synon të rekrutojë 400.000 ushtarë këtë vit
10 Prill, 13:43
-
Kremlini paralajmëron më të keqen pas përkeqësimit të vërshimeve në Rusi
9 Prill, 20:18