Kërcënohet deputeti i PS, Erion Braçe: Më kërkojnë të heq dore nga mbrojtja e tokës së lumit Seman

Deputeti socialist Erion Braçe ka njoftuar përmes një videomesazhi postuar në Instagram se është këcënuar duke I kërkuar të heqë dorë nga mbrojtja e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë.

 Braçe thotë se dje ka marrë në telefonin e tij personal kërcënim nga një person që prezantohet si zoti Çekrezi.

Postimi i Braçes:  Kam marrë një kërcënim dje nga njëfarë zoti Çekrezi-kështu prezantohet; është nga këta zëngjinët e rinj përhapur në këtë vend, plot arrogancë e tërbim. Sot, një ditë më pas, policia në Lushnjë, ka thërritur katër banorë të fshatit Imshtë-me i riu 65 vjeç, me i vjetri 82 vjeç; për të njëjtën gjë-përmbajtje, siç kërcënimi ndaj meje. Çfarë më kërkonte zoti Çekrezi; të hiqja dore nga mbrojtja e tokës së lumit Seman pranë fshatit Imshtë; të hiqja dorë nga mbrojtja e interesave të banorëve të këtij fshati; këtë-sipas tij duhet ta bëja publikisht!

Pra, më kërkonte të mos jem ky që jam e të mos bëj punën që kam; domethënë të mos mbroj interesin publik dhe të mos përmbush detyrimet e mia ndaj njerëzve që më kanë votuar e më kanë dhënë këtë punë! Tani dëgjo pak; e para, unë nuk kam frikë nga kush, madje përballjen e kam mënyrë jetese;

e dyta, për asnjë arsye private-përfshi dhe interesat e tua tregtare, nuk do tradhëtoja njerëzit, interesin publik e betimin e bërë në Kuvend! Ndërkohë që mos vazhdosh ti dhe ai që të asiston, të hani të dy apo të gjithë majdanoz, qoftë edhe bio e nga Imshta, po të fus në hullinë e ligjit; ligji nr 111/2012 për menaxhimin e integruar të burimeve ujore- në nenin 5 dhe vkm nr 748 date 1. 12. 2022 për përcaktimin e zonës, distancës dhe gjerësisë së brigjeve të burimeve ujore-në kreun 2, pika 6, germa dh, përcaktojnë qarte se:

Në lumenjtë e mbrojtur me argjinaturë… zona, distanca dhe gjerësia e bregut, është hapësira mes argjinaturave dhe vijës ujore; zona, distanca dhe gjerësia e bregut është pronë e shtetit e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme, administrohet nga strukturat shtetërore.

E gjithë toka që zotrrote pretendon është në këtë hapesirë që me ligj është pronë e shtetit! Kuptove? Tani shporru nga telefoni im! ndërkohë: Po i bëj thirrje çdo strukture shtetërore të mos i bjerë ndesh interesit dhe pronës së shtetit në token e lumit Seman dhe çdo lumi tjetër;

do të jetë e rëndë përgjigja! shkruan Brace 

Deputeti socialist me 14 maj në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi sqarim ligjor mbi situatën e krijuar në fshatin Imshtë buzë lumit Seman.

Braçe thotë se toka konsiderohet e lumit, pasi kur ka fryrje të mëdha përmbyten të gjithë ato toka deri në argjinaturë dhe se është infrastruktura jetike bazë për të mbrojtur tokat e bujqve që janë në krahun tjetër.

‘Kam kërkuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku janë present edhe anëtarë të qeverisë sqarim mbi situatën e krijuar në fshatin Imshtë buzë lumit Seman. Ka patur një konflikt atje ditën e premte, ashtu si në vitet e shkuara është ndeshur gjithmonë një konflikt. Ka pronarë që pretendojnë tokat që ju i shikoni të vijëzuara që janë toka nga argjinatura në buzë të lumit. Gjerësisht kjo tokë konsiderohet e lumit kur lumi ka fryrje të madhe përmbyt të gjithë ato toka e mbërrin në argjinaturë, që është infrastruktura jetike bazë për të mbrojtur tokat e bujqve që janë në krahun tjetër. Por këto toka i pretendojnë në mënyrë të vazhdueshme pronarë. Tani, na qenkan lëshuar edhe tituj pronësie. Ajo që kam kërkuar në grupin e PS është sqarimi ligjor për tokën e lumit dhe natyrisht sqarimi ligjor për certifikatat e pronësisë që janë lëshuar këtu. Kaq në mbledhjen e grupit. Në mënyrë të menjëhershme do vë në zbatim instrumentin për marrjen e informacionit nga zyra e kadastrës dhe çdo instrument tjetër që merret me menaxhimin e pronës. Me qëllim që të kuptoj se cila është origjina e kësaj prone, me cilin akt me cilin dokument me cilën certifikatë pronësie e fill pas saj patjetër që do të kërkoj një hetim të plotë penal të çdo zyrtari të shtetit që tokën e lumit e ka bërë tokë pronarësh. Kaq e thjeshtë është.’- u shpreh Braçe me 14 maj.

Më 11 qershor, Braçe ka publikuar të dhënat që ka marrë nga Agjencia e trajtimit të Pronave dhe nga përgjigja që Braçe ka marrë nuk rezulton të ketë vendime për njohje, kthim, kompensim prone për sipërfaqet e konturuara në materialin hartografik në territorin e fshatit imshtë të Lushnjës.

‘E MBANI MEND ATË KONFLIKTIN PËR PRONËN te lumi Seman… ose tokën e lumit në fshatin imsshtë të lushnjes?

Janë këto të shënuara siç duken në hartë, në vijim të hetimit tim kam marrë një përgjigje nga agjencia e trajtimit të pronave, që është kjo. E në përgjigje të kërkesës sime thuhet se nga verifikimi I të dhënave, deri në datën 24.5 2024 nuk rezulton të ketë vendime për njohje, kthim, kompensim prone për sipërfaqet e konturuara në materialin hartografik në territorin e fshatit imshtë të Lushnjës.

Agjencia e trajtimit të pronave është agjencia e origjinës, për njohjen dhe për kthimin e pronave. Mund ta di unë se si I ka marrë pronat familja e Xhindolit në tokën e lumit buzë lumit Seman? Kjo familje pretendon se ka toka në disa zona, dhe në Imshtë, po nuk kanë lidhje me këtë sipërfaqet këtu, thënë këtë, vazhdoj t’i dërgoj lajm një përmbaruesi që pretendon se do të zbatojë një vendim gjykate përkundrejt 3 shtetasve banorë të fshatit imshtë: mos u duk atje, në tokë të shtetit nuk hyn dot asnjeri, për më tepër kur agjencia e pronës nuk ka asnjë vendim për ato toka. U çoj fjalë pronarëve të rinj që pretendojnë se kanë blerë tokë nga pronarët e vjetër të asaj toke për të cilët agjencia thotë se nuk ka asnjë vendim, rrini larg tokës së lumit, është pronë e shtetit, e qëndroni larg, boll bëtë të fortin me ato njerëz atje, se ka më të fortë se ju, e është ligji. Deri këtu jemi.’- shkruan Braçe.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tuttu: 20/06/2024 08:51

    ishalla vjen ne pushtet o Brace ti zgjidhesh keto gjera! nese je burre ik bej kallezim ne SPAK dhe mos na caj derrasat ne rrjete sociale

    Përgjigju
  • Kaso Kosa: 19/06/2024 13:52

    Te pakten ka Akoma politikan qe kan dinjitet dhe vazhdon te mbrojn interest e popollit dhe te komunitetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë! I hap derën me zjarrfikëse

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë! I hap derën me zjarrfikëse