Kërcënoi se do të vetëvritet te oborri i vjehrrit, burg për Elton Metën! Avokati: Ishte në gjendje të rëndë psikologjike! (VIDEO)

FIER- Kërcënoi se do të vetëvritet te oborri i vjehrri, arrest me burg për Elton Metën

Në përfundim të seancës, avokati është shprehur se veprimet e Metës janë kryer në kushte të rënda psikologjike pasi bashkëshortja e tij kishte ikur nga shtëpia bashkëshortore dhe kishte marrë me vete vajzën 8 muajshe.

1600795576_789.jpg

Elton Meta sot te Gjykata e Fierit

"Sapo u dha masa e sigurisë. Prokuroria erdhi me kërkesën për arrest me burg. Duke pasur besim se veprimet e të arrestuarit janë kryer në kushte të rënda psikologjike, i kërkuar caktimin me afat 30 ditor, për një ekspertizë se kemi dyshime që paraqet një gjendje emocionale të paqëndryshme për shkas të një aksidenti që ka ndodhur para pak kohësh dhe ka pasur probleme në kokë, dhe ka pasur edhe veprime të tjera të dhunshme të pakuptueshme sipas familjarëve. Gruaja ka qenë molla e sherrit, situata ka agravuar për shkak të veprimeve jo të favorshme mes çiftit, ajo është larguar nga shtëpia bashkëshortore duke marrë me vete vajzën 8 muajshe. Armën e ka pasur drejt vetes, jo ndaj të tjerëve. Edhe anëtarët e familjes e kanë pranuar një gjë të tillë", tha avokati.

Lajm në përditësim

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit! Laraskat mund ti kapë, por Partia e Lirisë ka 300 mijë Vojo Kusha

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit! Laraskat mund ti kapë, por Partia e Lirisë ka 300 mijë Vojo Kusha