'Të heq qafe me 5 mijë euro', 36-vjeçari kërcënon me jetë drejtorin e Urgjencës Elbasan

Një 36-vjeçar ka ofenduar dhe kërcënuar me jetë drejtorin e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit duke i thënë se e heq qafe me 5 mijë euro. Përplasja ka ndodhur në ambientet e urgjencës paraditen e ditës së sotme rreth orës 10:00.

Në kohën ku në të gjithë spitalet e vendit për shkak të koronavirusit është vendosur një kordon sigurie dhe fillimisht bëhet një triazhim në hyrje të urgjencës për çdo pacientë që paraqitet në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19, 36-vjeçari nuk ka respektuar këtë rregull dhe ka vendosur të kalojë këtë kordon sigurie dhe personelin e vendosur aty dhe të hyjë në korridorin e Urgjencës, me arsyetimin se do të takonte një familjar që ishte i shtruar aty. Për këtë veprim i është tërhequr vërejtje nga drejtori i urgjencës.

Në një prenoncim për Report TV, Ergys Mici, drejtori i urgjencës Elbasan u shpreh se "i ka tërhequr vëmendjen të riut duke i thënë të tregohet i kujdesshëm dhe të paraqitet në triazhim ku i bëhen disa pyetje nga personali mjekësor. Por ai nuk ka pranuar.'

Pasi iu kërkuar nga drejtoi i urgjencës ta bëntë një gjë të tillë, autori nuk pranoi dhe nisi ofendimet dhe kërcënimet me jetë duke i thënë se 'e heq qafe me 5 mijë euro'.  I riu ka tentuar dhe të gjuaj me çantë drejtorin e urgjencës në sy të personelit të sigurimit, por është ndaluar nga ky i fundit.

Tashmë ndaj 36-vjeçarit ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kërcënimin e kryer brenda Urgjencës së Elbasanit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 12/04/2020 10:46

    Fundurrinat elbasanas bajga fshatare

    Përgjigju
  • No name: 09/04/2020 01:27

    U bene barbonat ganstera. Te q* breshka. Mendje te vrasja e’kane keta shpellaret. Shqipëria vend i bekuar me njerez te mallkuar, djallzuar.

    Përgjigju
  • Iris: 09/04/2020 01:00

    Po roje tek dera nuk kishte spitali? Asnje nuk duhet lejuar ne spital pa nje lejekalimi nga ekipi I triazhimit.

    Përgjigju
  • meri: 08/04/2020 20:30

    Ne keto momente qe ,Doktoret e infermieret jan ne krye te luftes,ky moster i kercenon?...te zbatohet ligji i luftes per çdo person qe thyen rregullat.

    Përgjigju
  • shqiptar: 08/04/2020 19:55

    po mbase ka thene nje te vertete per shqiperine ... se te tille njeres e me te tille standart te ulet qe ka ne shqiperi .... per 5000 euro e kane per nder te te heqin qafe ...

    Përgjigju
  • Katarakti: 08/04/2020 19:23

    Ky duhet rrahur vendshe me shufra hekuri. Qe per 6 muaj te mos ngrihet nga krevati. Me llumin duhet dore forte, ndryshe ai te ve perpara.

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/04/2020 18:57

    Në gjendje të lirë.... BURG për këtë dhunues BURG

    Përgjigju
  • Shaban: 08/04/2020 18:52

    gjoben 700.000 lek dhe arrest shtepie. Se si karafil qe eshte do e thyeje dhe te rroje ne mal me ariun.

    Përgjigju
  • pupupu: 08/04/2020 18:31

    Cfare gjendje te lire more? Ne te tille kohe na kercenoka drejtorin ne mes te dites dhe nuk e rrasen brenda????

    Përgjigju
  • Tosi: 08/04/2020 17:47

    Policia duhet ta rrase brenda kete vrases me pagese, kete perbindesh. Thyjani kembet, shkeleni me kembe kete vrases.

    Përgjigju
  • Raul: 08/04/2020 17:35

    Cfare shtet leshi, thyjani brinjet horrit, si kercenon drejtorin nje monster , thyjani kockat

    Përgjigju
    • Ardijan: 08/04/2020 19:45

      Policia duhet ti kērkojē falje si fillim...pastaj qeverria ti rregulloj ndonjē tendēr a ndonjē pagē lufte se po shpenzon 5000€ ky hallexhiu !.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta

Izraeli i përgjigjet Iranit, godet një bazë ushtarake në Isfahan! Teherani: Objektet bërthamore të sigurta