Arrestohet 'gazetari' që përndiqte kolegen me anë të telefonit/ Reagimi: Lajmi që bëri hatanë nuk është i vërtetë

Arrestohet 'gazetari' që përndiqte kolegen me anë të telefonit/ Reagimi: Lajmi që bëri hatanë nuk është i vërtetë

Sadik Sejdinaj

Sadik Sejdinaj, një person i cili prezantohej si gazetar është ndaluar ditën e sotme pasi përndiqte prej kohësh përmes telefonit një gazetare. Ai prezantohej si gazetar dhe më pas shqetësonte pa pushim 'koleget' duke i telefonuar vazhdimisht.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Sejdinaj i cili shprehet se nuk është arrestuar por është shoqëruar për të sqaruar detajet e këtij lajmi. Ai thotë se nuk e ka përndjekur por ka pasur vetëm një komunikim në ëhatsapp me të.

"Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerrësisht keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kërcënuar, nuk e kam përndjekur thjesht kam komunikuar ne what's up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe portaleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!", shkruan Sejdinaj.

Postimi i plotë i Sadik Sejdinaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un