Kërkesa e PD për testet? Kalo: Debat shterpë! Ditët e vështira po i hedhim pas shpine, dritë në fund të tunelit

Kërkesa e PD për testet? Kalo: Debat shterpë! Ditët e vështira po i hedhim pas shpine, dritë në fund të tunelit

Mjeku Tritan Kalo

TIRANE- Mjeku Tritan Kalo, anëtar i komitetit teknik të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi shprehet se ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine, pasi sipas tij drita fatmirësisht është shfaqur në fund të tunelit. Mjeku e cilëson shterpë debatin lidhur me rritjen e numrit të testimeve që kërkon PD-ja, ndërsa tregon si fillon një ditë pune te Infektivi. Gjithashtu, Tritan Kalo ripërsërit edhe njëherë qëndrimin se është kundër heqjes së masave shtrënguese "Kujdes, mund ta pësojmë si Wuhani" tha ai.

"09.04.2020….Fundi i javës së katërt të kuarantinës….Dita nis me udhëtimin në urbanin e caktuar për transportimin e personelit të Shëndetësisë….Mbritja në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT = Covid-1, sikundër ai njihet këto ditë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19….Tashmë nga Kliniçistët/Infektiologët, unë mbetem aty “buka më e vjetër”, një pragpensionist.…Fillon dita e punës me mbledhjen e mëngjesit e të gjithë stafit me ekipin e rojes, që drejtohet nga Shefja e Shërbimit, Prof. N. Çomo, gjatë së cilës ne njihemi me evoluimin e situatës në spital…..Veshja me paisjet e mbrojtjes personale, për aq kohë sa më duhet për të parë të sëmurët si dhe për të qëndruar në mjedisin e izolimit të tyre….

Vijon më pas me diskutime mes kolegësh për trajtimin sa më të kujdesshëm të të gjithë të sëmurëve tanë, si dhe me përditësimin e dijenive tona mbi këtë sëmundje “flamë të përbotëshme”….Deri më tash shpresoj se kemi ecur përmes shtegut të duhur e të mirëtrasuar, sipas parashikimeve të bëra prej nesh….Masat e mara për kufizimin e kontakteve, vetëizolimin, higjenën dhe ushqyerjen e duhur, tregojnë se jemi në udhë të mbarë….Liberalizimi i tyre jo gradual dhe i pa shoqëruar me të tjera masa shtrënguese, është në mendimin tim i parakohshëm nisur edhe nga eksperienca të ngjashme në Japoni dhe në Korenë e Jugut, të cilat ishin kundraproduktive me rinisjen e një vale të dytë infektimesh….

Po ashtu edhe në Kinë vetëm dje pas lirimit te masave në Wuhan pati 67 raste të reja si dhe dy të vdekur nga Covid-19…..Debati shterpë lidhur me numurin e testimeve mundet edhe të vijojë, për sa kohë politika vijon të prevaloje mbi Profesionalizmin, kudo dhe për çdo gjë në këtë Demon-kracinë tonë shpesh andro-menopauzike…Drita fatmirësisht është shfaqur në fund të tunelit…Për sa kohë na duhet ende të ecim në të?!…Vështirë të thuhet saktësisht, por ditët më të vështira besoj se po i hedhim pas shpine….Bashkëqytetarë të këtij vendi, ju duam shumë….durimi e ndërgjegjësimi juaj, si dhe puna e përkushtimi jonë kanë filluar të na shpërblehen…bashkë ne do ja dalim mbanë!!!" shkruan mjeku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend