Kërkesa nga Kuvendi/ Gjykata e Apelit merr vendimin: Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja 'CEZ'

Kërkesa nga Kuvendi/ Gjykata e Apelit merr vendimin: Fatmira Hajdari përjashtohet nga çështja 'CEZ'

Lulzim Basha dhe Fatmira Hajdari

TIRANË- Fatmira Hajdari nuk do të jetë gjyqtare e dosjes CEZ në Apel! Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit të Tiranës, pas kërkesës së Kuvendit, me argumentin se ajo ka miqësi familjare me familjen Berisha, që janë të paditurit në këtë çështje.

Ditën e sotme gjyqtarja Edlira Petri e Gjykatës së Apelit ka marrë vendimin për përjashtimin nga çështja e privatizimit të CEZ gjyqtaren Fatmira Hajdari. 

Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilë u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Kjo solli edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Megjithatë, gjyqtari Lazër Sallaku i njëjti që mbylli çështjen e lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, pas një hetimi 3-vjeçar vendosi pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Një vendim i tillë u konsideruar nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla korruptiv nga një gjyqtar 'KÇK', e për pasojë e dërgoi çështjen në Apel.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 09/06/2020 07:29

    Dhe vet muhamedi te zbres ne tok nuk i lan dot mekatet kjo e degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit