Kërkesa për heqje të mandatit të Xhaçkës, demokratët kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve

Kërkesa për heqje të mandatit të Xhaçkës, demokratët kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve

Mbledhja e Këshillit të Mandateve

5 anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.

Në një kërkesë të firmosur prej tyre theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

Kujtojmë që 14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhacka për shkak se ajo ka përfituar sipas tyre përmes bashkëshorti të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Më 1 korrik Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur për të dytën herë për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në mbledhje u vendos që të thirrej ministrja Xhaçka për të dhënë qëndrimin e saj.

Dokumenti i dorëzuar nga 5 anëtarët e PD

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

Lufta/Zelensky i kërkon BE-së të kufizojë vizat për rusët ! Blinken: Moska duhet të respektojë të drejtat e të burgosurve të luftës

Lufta/Zelensky i kërkon BE-së të kufizojë vizat për rusët ! Blinken: Moska duhet të respektojë të drejtat e të burgosurve të luftës