Kërkesat për azil të shqiptarëve në Greqi të larta në vitin 2019, aplikojnë mbi 3 mijë persona

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Greqi të larta në vitin 2019, aplikojnë mbi 3 mijë persona

Kakavijë

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Greqi mbeti i lartë gjatë viti 2019 ndërkohë që për këtë vit aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil do të refuzohen pasi Shqipëria është përfshirë nga autoritetet greke në listën e vendeve të sigurta.

Sipas Shërbimit grek për Azil, 3053 shtetas shqiptarë paraqitën gjatë vitit 2019 aplikimin për azil.

Sipas të dhënave të Shërbimit grek për Azilin shtetasit shqiptarë renditen të pestët për nga numri i kërkesave pas shtetasve nga Siria, Afganistani, Pakistan dhe Iraku.

Por shtetasit shqiptarë renditen të dymbëdhjetët për nga njohja e azilit, me vetëm 0,2 % të numrit të përgjithshëm të aplikimeve.

Të dhënat zyrtare greke tregojnë se shqiptarët paraqitën 2135 ankimime gjatë viti 2019 ndaj mosnjohjes së azilit nga autoritete greke, ndërsa një pjesë e rasteve mbeten ende të pashqyrtuara.

Të dhënat e Qendrës greke për Azilin flasin se vit pas viti numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në Greqi.

Sipas të dhënave zyrtare greke në vitin vitin 2013 shënoheshin vetëm 419 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2018 ky numër u rrit ndjeshëm dhe shkoi në 3319 kërkesa.

Fillimin e këtij viti qeveria greke e përfshiu Shqipërinë në Listën e 12 vendeve të sigurta. Vendimi u mor mbi bazë të udhëzimeve të Komisionit Europian dhe ndër vendet e tjera në listë ishin edhe Gjeorgjia, Ukraina, Maroku, Algjeria, Tunizia, etj./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/01/2020 09:44

    Hahhhahaha azil tek Jorgot hahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap