'Kërko falje dhe jep dorëheqjen!' Fondacioni 'Down Syndrome' protestë para parlamentit kundër Murrizit (VIDEO+FOTO)

TIRANE-Fondacioni ”Down Syndrome Albania“ protestoi pasditen e sotme para parlamentit në nisje të seancës plenare, që shënoi edhe sesionin e ri pas rikthimit të deputetëve nga pushimet. Protesta e fondacionit ishte kundër gjuhës së përdorur nga deputeti i djathtë Myslim Murrizi gjatë debatit me një komentues në rrjetet sociale.

Me pankarta në duar me mbishkrimet 'Kërko falje dhe jep dorëheqjen, luftoni injorancën tuaj, edhe unë kam ndjenja dhe dashuroj!! Edhe ti, apo jo? Sindroma Down nuk është sëmundje" protestës iu bashkua edhe këngëtari i njohur Landi Hysi i grupit “West Side Family”, por edhe personazhe të tjerë në mbështetje të tyre.

Myslim Murrizi gjatë seancës së sotme parlamentare

Murrizi e cilësoi një qytetar si 'Down' gjatë debatit duke sjellë reagimin e fondacionit. Në protestë ishin persona me sindromën Down dhe familjarë të tyre. "Ne gjykojmë që gjuha e përdorur nga deputeti është një praktikë e dëmshme kundrejt komunitetit të personave me aftësi të kufizuara dhe specifikisht personat me sindromën Down dhe familjarëve të tyre pasi nxit diskriminim, urretjen, promovon stereotipet dhe prek dinjitetin e tyre dhe të familjarëve të tyre" thuhej pak ditë më parë në reagimin e Fondacionit "Down Syndrome Albania“ që drejtohet Emanuela Pepkola Zaimi, ndërsa sot protestuan para parlamentit.  

Ndërkohë që deputeti Murrizi i zgjedhur në Lushnje në zgjedhjet e 2017 dhe që u përjashtua nga Basha, pasi nuk pranoi që të digjte mandatin, ende nuk ka reaguar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 03/09/2019 14:12

    Diskrimini apo shkelja e personave me aftesi te kufizuar denohet ne te gjitha shtetet e Europes. Eshte per te ardhur keq qe nje person nga Parlamenti perdor nje gjuhe te vrazhde ndaj nje grupi qe ka nevoje mbrojtje nga shteti. Sa mund te jete nje njeri i shemtuar ne politike apo Parlament qe te nencmoje njerezit qe nuk posedojne prirje apo kane nevoje per mbrojtje nga e gjithe shoqeria. Eshte per te ardhur keq nje sjelje e tille, personalishte mendoj se nje njeri i tille duhet larguar nga te gjithe funkcionet. Mendja e shendoshe ne trup te shendoshe.....thenje Latine

    Përgjigju
  • Shoku: 03/09/2019 06:58

    Shoku Myslym duhet të ndërojë dhe emrin. Nuk i shkon nje parlamentit të një vendi europian të kete emra si: Myslymër!

    Përgjigju
  • Lymi: 02/09/2019 22:43

    Ore Myslymi kujtoi se ishte duke fol me Rudina Hajdarin edhe po e therriste me middle name

    Përgjigju
  • Rusi: 02/09/2019 21:24

    Kaq pak qenkeni. Therrisni dhe familjen Meta te keni me shume mbeshtetje.

    Përgjigju
  • Ktuktu: 02/09/2019 21:06

    O shoku Tutu, je ne vete? Eshte stigmatizim dhe diskriminim ofendues per personat "down" si edhe per ne qe nuk jemi me sindromin down qe te perdoret si sharje. Kjo vlen edhe per fjalet "qorr, handikapat", etj, etj. Para se gjithash, tregojne mungese ndjeshmerie, mungese kulture dhe mungese tolerance kur perdoret perdite. Pastaj, kur e perdor nje deputet, behet shqetesuese. (K)Murrizi te kerkoje falje publike se ka bere gabim dhe gabime bejme te gjithe. Thjessht falje. S'po kerkon kush ta kryqezojne.

    Përgjigju
  • Tutu: 02/09/2019 19:16

    Perse duhet te jape doreheqjen Murrizi..!!?? ... se i tha Budallait budalla...!! Sinqerisht ju si shoqate jeni te tere Daun... A thua vertete e kuptojne ata diferencwn me te tjeret.. Ju protestoni shihni si u shkelqen surrati nga shendeti, fale te ardhurave qe siguroni nga fatkeqesia e tyre... ju jeni per tu qerruar nga ai vend... HAJDUTE !!!

    Përgjigju
    • Ermiri: 02/09/2019 21:03

      ata po protesijn per mos shar nkerizit ne fjalen daun sic je ti qe nuk arrin ti kuptosh thelbin. Perdorimi i keti fjalori nga nje deputet nuk shkon se ata 140 veta perfaqsojn polullin kurr ai e ofendon 1 nga qyetetaret e keti vendi mendo ca mund te bej.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale