Afera me inceneratorët/ Kërkoi ndryshim mase prej shëndetit, Gjykata e refuzon, Lefter Kokës i lejohet të trajtohet në QSUT

Afera me inceneratorët/ Kërkoi ndryshim mase prej shëndetit, Gjykata e refuzon, Lefter Kokës i lejohet të trajtohet në QSUT

Lefter Koka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës për Lefter Kokën. Gjykata i jep të drejtë Kokës që të kryejë vizita mjekësore jo vetëm në ambientet e paraburgimit, në QSUT dhe në qendra të posaçme.

Ky vendim vjen si pasojë e aktit të mjekësisë ligjore që e ka përcaktuar gjendjen e Kokës të rënduar.

Gjyqtari Erion Bani arsyeton se pavarësisht raportit të eksperteve që e paraqesin gjendjen e rëndë ai kurohet edhe në ambientet e paraburgimit si çdo qytetar tjetër.

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit. 

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit

  • 14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
  • 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
  • 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
  • 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen