Kërkoi të behej president, por Vllaznia nënshkruan marrëveshja partneriteti me distributorin e kampanisë japoneze

Kërkoi të behej president, por Vllaznia nënshkruan marrëveshja partneriteti me distributorin e kampanisë japoneze

Klubi i Vllaznisë me anë të një shënimi në faqen zyrtare në rrjetin social 'facebook' thotë se ka arritur një marrëveshje parteneriteti me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk, distributor i kompanisë së njohur japoneze 'fujifilm', me administrator Alban Xhaferrin.

Kjo marrëveshja sponsorizimi është bërë me synimin për të arritur disa objektiva që lidhen kryesisht me ngritjen e klubit në nivel kompetitiv. Vetëm pak kohë më parë Alban Xhaferri shfaqi publikisht interesin për t'u bërë president i klubit të futbollit Vllaznia, por duket se për momentin ka qenë e mundur vetëm partneriteti. Siç dihet aksionet e klubit të Vllaznisë i ka bashkia e Shkodrës.

"Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton të gjithë dashamirët e futbollit për nënshkrimin e marrëveshjes për sponsorizimin , partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet Klubit dhe Bashkisë Shkodër nga njëra anë, me Shoqerinë ”ALBAPHOTO” shpk - DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I ”FUJIFILM” dhe SHOQATA E BASKETBOLLIT ”VLLAZNIA”.

Kjo marrëveshje ka objekt të saj:

a) Bashkëpunimi për konsolidimin e rezultateve të ekipit të parë dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia”, rikthimin e qëndrueshëm të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a në pozicion dinjitoz në renditjen e kampionantit kombëtar të futbollit të Superligës shqiptare dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete dhe kompeticione ndërkombëtare.

b) Partneritetin, midis paleve për të dhënë mbështetje teknike dhe financiare Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., në bashkëpunim dhe harmonizim me angazhimet dhe kontributet teknike dhe financiare të vetë Bashkisë Shkodër si aksioneri i vetëm, por edhe të strukturave drejtuese, të personelit, lojtarëve dhe çdo aktori tjetër institucional, publik, privat dhe që ka interes.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi nis menjëherë, në mbështetje të ekipit të parë “Vllaznia” dhe ekipeve të moshave të Akademisë “Vllaznia” për arritjen e rezultateve sa me te larta,"-shkruhet në njoftimin e klubit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA