'Kërkojnë ndihmë ata me vilë 3-katëshe', Veliaj: S'është momenti për abuzim! Në Tiranë 35000 të moshuar të vetmuar, ja ku të telefonojnë

'Kërkojnë ndihmë ata me vilë 3-katëshe', Veliaj: S'është momenti për abuzim! Në Tiranë 35000 të moshuar të vetmuar, ja ku të telefonojnë

Prej disa ditësh bashkia e Tiranës po shpërndan ndihma me paketën humanitare për njerëzit në nevojë dhe të moshuarit në këto ditë të emergjencës së koronavirusit. Por në këtë raste nuk mungojnë as abuzuesit, pasi janë evidentuar edhe persona që kërkojnë ndihmë, por jetojnë në vila tre katëshe. Për këto raste Erion Veliaj është shprehur: “Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar.”

Ndërkaq kryebashkiaku u ka bërë thirrje të gjithë të moshuarve që janë vetëm të telefonojnë në numrin 0800 0888.

Në Tiranë - thotë Veliaj janë 35 000 të moshuar të vetmuar.

 “Në këto javët e para procesi ka qenë perfekt. Me regjimin e ri për të moshuarit që të qëndrojnë vetëm në shtëpi është shtuar përgjegjësia. Në Tiranë kemi 35000 të moshuar që jetojnë vetëm.  Ne do fokusohemi te ata që janë realisht vetëm. 0800 0888 për të gjithë pensionistët që janë vetëm. Nëse kanë aplikacione tek Shqipëria.al.

Kam qenë në terren dhe kam parë që kërkonin ndihmë personat që kishin vila tre katëshe, iu bëj  thirrje ky nuk  është rast për të abuzuar. Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Ky nuk është shërbim taksi nëse ke një vilë tek Bryli, s'mund të na thuash shko e çoja pak nënës time këtë pakon. Nëna të ka bërë kokën. Ne jemi këtu për ata të moshuar që s'kanë askënd dhe janë të vetmuar,”- tha Veliaj.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 29/03/2020 17:46

    Ore pusht kryetar... e para nese nie pensionit ka vile trekateshe puna e vet. Ama ju ja keni ndalur qe te dali dhe pensionisti me vile trekateshe ashtu sikurse dhe pensionisti ne apartament. Kshuqe te gjithe duhet te ndihmohen. Pastaj qeshtja e femije... e drekte qe duhet ti ndohmojne prindrit pensionist, por te bej nje shembull: leja eshte nje ore, nese femija jeton te rruga e elbasanit dhe prindrit te rruga e durrsit, si mundet ai femije te bej pazara tja coj prenderive pazarin dhe te kthehet ne shpine e vet brenda nje ore .... pa makine (se e keni ndaluar)? He more zoteri si tja bejne? Pergjigju! Jeni rehat zotrote i keni kopsitur punet e juaja. Do kaloj dhe ky virus e prap do te kete zgjedhje, harrojeni votata e ketyre njerzeve. Plehra njerzore.

    Përgjigju
  • Frosina Stavre: 29/03/2020 17:25

    Bravo si kryeministrit ashtu edhe juve kryetar bashkie qe keni mare masat te shkelqyera si per popullin ne pergjithesi,pensionistet,e sidomos ne pensionistet e vetmuar qe na jepini porosi te vecanta mos dalim jashte ne asnje menyre.Kjo eshte per te miren tone ashtu dhe per te miren e te tjereve.Ju falendeminderit.Respekte!

    Përgjigju
  • Free: 29/03/2020 14:40

    Lali Eri na thuj pak nga kush fond po paguhet vila me qera e Lulushit

    Përgjigju
  • Andon: 29/03/2020 13:08

    Politik dhe me fatjeqesi dhe me pleqt ben o profesor , po si do ja besh ti me 35000 pleq te vetmuar si do jua cosh ushqimet me internet se nuk ka mundesi tjeter , apo ke 35000 te punsuar ne bashki dhe do jua ngarkosh detyre

    Përgjigju
  • Ju Lutem ndimoni edhe. ...: 29/03/2020 13:00

    Mos te haroni te ndimoni edhe Serbin Sali edhe Meren me Bllok ne dore ,edhe djalin e Diktatorit Lulushken ,,edhe Moniken se ate Pallat tek Toke e zanun nuk Ju dalin te Ardhurat .. Pfiuuu...Duhet Ndimuar vetem. Njerezit qe skane te ardhura,,,,jo Kriminelet ..

    Përgjigju
  • Vlora: 29/03/2020 12:59

    Do i thoni Erionit qe Tirana nuk eshte vetem pazari i ri...apo aty e ka me kollaj per te bere reklamen

    Përgjigju
    • Arben: 29/03/2020 17:47

      Bravo! Ndaj te njejtin mendim.

  • Niku: 29/03/2020 12:33

    O Erion mësoje pak Dudumin e Vlorës si të punoj, është hall i madh dhe fatkeqësi për popullin vlonjate.

    Përgjigju
  • Tosi: 29/03/2020 12:17

    Amon mos harroni ta ndihmoni larasken e Astirit, shpellaren me tufce Lindita protoduari se nuk i mjaftojne 100 milion qe mori nga shteti, fytyra me e urryer e Tiranes,

    Përgjigju
  • Vicidoli: 29/03/2020 12:11

    Edvin Mafia dhe Lali asorros i vjedhin ndihmat e len me dek gjysma e Shqipnis ata vet perhapin koronen per me vjedh sa mundin

    Përgjigju
    • Askushi: 29/03/2020 12:36

      Ty te kane vjedhur trurin sa ke lindur

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri