Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari

ELBASAN- Seanca për ish-ministrin e Brndshëm Saimir Tahirin është shtyrë sërish. Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej seanca gjyqësore e radhës për kërkesën e Tahirit, i cili kërkon t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim, por ka munguar gjyqtari i çështjes Elton Frashëri. Vendimi për shtyrjen e seancës është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia.

Tahiri ka paraqitur kërkesën për liri sepse kërkon që t'i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Nëse kjo kërkesë pranohet nga gjykata, Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi me 1 vit e 6 muaj.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush