Kërkuan ndihmë me celular/ Çifti i turistëve hungarezë zhduken 'pa valë' në Karaburun

Kërkuan ndihmë me celular/ Çifti i turistëve hungarezë zhduken 'pa valë' në Karaburun

VLORË- Një çift turistësh nga Hungaria kanë humbur pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit. Dyshohet se ata kanë humbur rrugën, ndërkohë policia njofton se automjeti që ata kishin marrë me qira ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.

Turistët janë të moshave 35 dhe 40 vjeç. Ata kanë kërkuar ndihmë me anë të celularit, i cili më pas ka rezultuar i fikur.

Policia e Vlorës njofton se janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta për të bërë të mundur gjetjen e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë