Kërkuan të dalin nga qelitë '41-bis', GJKKO hedh poshtë kërkesën e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit

Kërkuan të dalin nga qelitë '41-bis', GJKKO hedh poshtë kërkesën e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit

Emiljano Shullazi dhe grupi i tij para gjykatës

TIRANË- Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka lënë në fuqi vendimin për të vijuar të izoluar në qelitë e posaçme '41-bis' të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson vendimi GJKKO ka hedhur poshtë ankimimin e Danit dhe Shullazit, me këtë të fundit që kërkoi daljen nga kjo qeli me argumentin se ka pasur një sjellje të mirë.

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit