Kësaj jave nis aksioni për lirimin e hapësirave dhe shesheve publike në Durrës, e para lagjja 17 e qytetit

Kësaj jave nis aksioni për lirimin e hapësirave dhe shesheve publike në Durrës, e para lagjja 17 e qytetit

Durres

Gjatë kësaj jave Durrës do të fillojë një aksion për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e tyre qytetarëve. Kështu deklaroi sot kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak.

Aksioni do të nisë në lagjen 17 të qytetit, dhe do të vijojë në lulishtet pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve.

“Kësaj jave fillojmë një aksion të rëndësishëm për lirimin e hapësirave publike fillimisht në lagjen 17 dhe më pas do të vijojmë me lirimin e hapësirave publike në lulishtet pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve. Kemi bërë njoftimin zyrtar nëpërmjet IMTV dhe policisë bashkiake duke i lënë afat të gjitha subjekteve të cilat kanë zënë këto hapësira se brenda kësaj jave duhe ti lirojnë ato. Më pas IMTV dhe policia bashkiake do të jenë në terren për të liruar këto hapësira dhe ky aksion është mjaft i rëndësishëm pasi është kërkuar nga qytetarët. Aksioni do të vijojë edhe në shëtitoren e plazhit si dhe në gjithë qytetin e Durrësit ku këto hapësira publike do të lirohen dhe do tu kthehen qytetarëve”, u shpreh Sako.

Ndërkohë, gjatë kësaj mbledhje u miratuan familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Gusht 2022. Gjithashtu, u miratua përdorimi i fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Durrës, Vorë dhe Shijak. Po ashtu, i miratua përdorimi i fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për emergjencat civile, që i është alokuar bashkisë Durrës për vitin 2022 në vlerën 51.984.331.06 lekë, si edhe miratimi i përdorimit të fondit prej 81.000.000 lekë për likujdimin e detyrimeve ndaj OSHEE.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tekniku: 06/09/2022 21:03

    Asgje sdo beni po he, esht ber brryli vl, na ka ber e noizi lokal pa letra. Shkurt ai vend hale nuk behet, me hajdute qe shesin makina e qe bejn e kryetar bashkie. Vflp

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/09/2022 19:32

    Murtaja e korrupsionit bashkiak eshte nenshtresa e pare pandemise korruptive shteterore shqiptare. Hapesirat PUBLIKE nuk mund te clirohen nga krimi e korrupsioni i instaluar shteteror dhe ti kthehen publikut. Eshte semundje e rende patologjike ne qytetet e medha shqiptare. Sako e Co dine ta bejne mire rolin e urryer "tu turrsha,e kurre mos te kapsha". Po afrohen zgjedhjet vendore dhe llapaqeneria do rrise tonet e pisllekut te berllokut korruptiv.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Frymëzimi, provokimi dhe historia! Senna, Imola dhe 1 maji tridhjetë vjet më vonë

Frymëzimi, provokimi dhe historia! Senna, Imola dhe 1 maji tridhjetë vjet më vonë