Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të konstituohet më 15 janar, fill pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së. Ky këshill pritet të zhbllokojë ngërcin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe të përzgjedhë kandidatët që plotësojnë kushtet për t’u bërë anëtarë të kësaj gjykate. KED pritet të drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, që është përzgjedhur nga parlamenti.Gjykata Kushtetuese ka mbetur me një anëtar dhe ajo është gjyqtarja Vitore Tusha, mandati 9-vjecar i së cilës ka mbaruar.
Në mbledhjen e parë të KED-së pritet të marrin pjesë 7 nga 9 anëtarë që ajo duhet të ketë. Pas përzgjedhjes së tetë anëtarëve nga parlamenti, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke e çuar numrin në 7 anëtarë. Pjesë e KED që nis punën në 2019 janë kryeprokurorja Arta Marku, Ardian Dvorani, Medi Bici nga Gjykata e lartë, Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës, gjyqtari Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi.
Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës në mbledhjen e ditës së martë është ajo për institucionin e inspektorit të lartë të drejtësisë, njohur si ILD. KED pritet të shqyrtojë kandidaturat për këtë post, si dhe kriteret e përzgjedhjes së inspektorit që do të kontrollojë më pas institucionet e drejtësisë.
Njoftimi për mediat për nisjen e punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.4%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2874
Lajme të tjera
-
Zëvendëspresidenti i KE-së letër Oliver Varhelyi: BE të mos qëndrojë indiferente, çështja Beleri lidhet me respektimin e pakicës etnike greke
4 Gusht 2023, 12:52
-
Ylli Pata: Mesazhi politik i rastit Dvorani
23 Dhjetor 2022, 18:29
-
Shtyrja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Berisha: Rama u tall me opozitën, po përdor skemë të njëjtë si me presidentin
23 Dhjetor 2022, 12:23
-
Avokati i Popullit, Gjiknuri: S'mund të votonim kandidatin e politizuar të PD! Dvorani gjithnjë i sulmuar nga opozita! Lokalet? 40 bashki të sigurta për PS
23 Dhjetor 2022, 11:23
-
Real Story/ Kulluri: Nëse PS blen votat, Dvorani del i palegjitimuar! Çupi: PD e frikësuar! Nazarko: Na duhen njerëzit me karrierë në GJK! Minxhozi: Negociatat vlejnë më shumë se emri
22 Dhjetor 2022, 22:17
-
Mero Baze: Fitoret e vogla të berishizmit në mungesë të Berishës
22 Dhjetor 2022, 20:01
-
Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin
22 Dhjetor 2022, 16:06
-
Kuvend/ Shehaj akuza kryeministrit: Fshihesh pas një kompanie offshore holandeze, po s’kam prova! Rama: Ose je idiot ose bën vetë! Shko bëj një skaner se s’di çfarë flet
21 Dhjetor 2022, 14:53
-
Sot votohet në Kuvend anëtari 'Kushtetueses', Berisha kundër Dvoranit: T'i bëjmë letër DASH dhe Biden, ai s'është kampion drejtësie! Kim pasion, për xhelatët e komunizmit
21 Dhjetor 2022, 12:59
-
Nesër votohet në Kuvend anëtari 'Kushtetueses', Bardhi: Kandidatura e Dvoranit e papranueshme! Burime për Report Tv: Grupi i PD s’merr pjesë në votim
20 Dhjetor 2022, 19:55
-
Hidhet shorti për 9 anëtarët e rinj të KED për vitin 2023, Sandër Simoni do të jetë kryetari i ri! Emrat që përfaqësojnë 6 institucione të sistemit të drejtësisë
5 Dhjetor 2022, 10:23
-
KED vlerëson 3 kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, ja si renditen 3 emrat që i dërgohen presidentit
28 Tetor 2022, 18:13