Këshilli i Europës dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias

TIRANE- Këshilli i Europës dërgon paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias, duke kërkuar opinionin e saj pas debateve të shumta mes palëve politike. Dy projekligjet e kësaj pakete janë dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, specifikisht nga Komiteti i monitorimit, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e Kartës Evropiane, dhe demokracisë në shtetet anëtarë.

Paketa Antishpifje do të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias në muajin Mars të cilët do të japin opinion e tyre mbi dy projektligjet, nëse vërtetë cënojnë fjalën e lirë ashtu si pretendojnë gazetarët dhe presidenti i Republikës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi sot dekretin e Presidentit Meta për paketën 'Anti-shpifje'. Kjo paketë ligjore ka ngjallur shumë debate politike, por pavarësisht konstatimeve të vazhdueshme, ka mbetur e pa ndryshuar.

Qeveria e Shqipërisë dhe shumica socialiste në parlament kanë këmbëngulur se ajo ka mbështetjen e plotë të OSBE-së.

m.v./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Konferenca e donatorëve mbledh 1.15 mld € për Shqipërinë, a besoni se do të administrohen siç duhet fondet për rindërtimin?

Komento