Këshilli i Evropës zbardh raportin për situatën e korrupsionit në Shqipëri/ GRECO: Shqipëria ka kuadër ligjor ambicioz, duhet zbatim efektiv

Është zbardhur raporti i Këshillit të Evropës për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Në një raport të ri, Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) ka bërë thirrje që Shqipërisë që të zbatojë kuadrin ligjor për të parandualuar korrupsionin. Sipas GRECO kjo arrihet edhe përmes  përmirësimit të kapaciteteve të organeve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe përmes një qasjeje proaktive ndaj hetimeve.

GRECO thotë se në Shqipëri, legjislacioni dhe kuadri kundër korrupsionit dhe për integritetin është gjithëpërfshirës, por disi kompleks. Legjislacioni është miratuar për aspekte të ndryshme të parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit dhe disa institucione kanë rol në zbatimin e tij, ndërkohë që nga viti 2018 Ministria e Drejtësisë ka marrë rolin e koordinatorit kombëtar kundër korrupsionit.

GRECO vlerëson këtë kuadër ligjor gjithëpërfshirës dhe ambicioz që mbulon aspektet më të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit.

"Fokusi tani duhet të vihet në koherencën e tij të përgjithshme dhe në zbatimin efektiv të këtyre normave, në përmirësimin e kapaciteteve të organeve përgjegjëse për zbatimin e tij dhe në miratimin e një qasjeje proaktive në drejtim të kontrollit administrativ dhe gjyqësor. Disa bashkëbisedues konsideruan se normat e ndryshme janë disi të shpërndara dhe të vështira që të gjithë aktorët përkatës të punojnë me to. Është shfaqur shqetësimi që jo të gjithë subjektet e këtij legjislacioni kanë dijeni si duhet për normat që duhet të zbatojnë", thuhet në raport.

"GRECO rekomandon që të miratohen dhe të zbatohen plane konkrete integriteti nga të gjitha ministritë, që të përmbajnë një analizë sistematike të riskut në lidhje me integritetin me të cilin mund të përballen ministrat dhe këshilltarët politikë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre dhe mekanizma të monitorimit dhe pajtueshmërisë dhe ii) që të hartohen dhe të zbatohen masat e duhura korrigjuese që synojnë posaçërisht PTEF-të", vijon raporti.

GRECO nënvizon nevojën për të mbështetur anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe këshilltarët politikë për arritjen e standardeve të integritetit dhe, në të njëjtën kohë, për të informuar publikun mbi sjelljen që mund të presin prej tyre.

"Prandaj, GRECO rekomandon që Kodi Etik Ministror ekzistues të plotësohet me udhëzime konkrete për zbatimin e tij në lidhje me konfliktin e interesit dhe çështje të tjera të lidhura me integritetin (p.sh. dhuratat, kontaktet e palëve të treta, lobimet etj);  të sigurohet funksionimi efektiv i Komisionit të Etikës, ose ndonjë mekanizëm tjetër i besueshëm i mbikëqyrjes dhe sanksioneve, sidomos në lidhje me Kryeministrin, dhe rregullat etike të plotësohen me shembuj ilustrues dhe mekanizmat e zbatimit për këshilltarët politikë", nënvizon raporti.

Një tjetër rekomandim i rëndësishmë i raportit është që ILDKPKI të përmirësojë kapacitetet për verifikimin e pasurive.

"Një numër i konsiderueshëm i çështjeve të dërguara nga ILDKPKI në prokurori nuk ndiqen penalisht si duhet. Mungesa e proaktivitetit dhe efektivitetit të prokurorisë është theksuar nga disa bashkëbisedues të GET si një shpjegim për nivelin e dobët të zbatimit konkret të raporteve të ILDKPKI. Kjo pengon rolin e ILDKPKI në hetimin e deklarimeve të rreme ose rasteve të korrupsionit

GRECO rekomandon që të përfundojë si një çështje me përparësi rekrutimi i stafit të prokurorisë dhe stafit teknik në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe që anëtarëve të tij t'u ofrohen burime të përshtatshme njerëzore dhe teknike dhe prokurorët të marrin trajnim specializimi të lartë, dhe  të vendoset në mënyrë efektive bashkëpunimi i duhur me ILDKPKI për të përmirësuar në mënyrë të efektshme zbatimin e raporteve të ILDKPKI në rastin e shkeljes të ligjeve mbi konfliktin e interesave dhe deklarimit të pasurisë nga PTEF dhe punonjësit e policisë", vijon raporti.

GRECO thotë se është informuar se Policia e Shtetit ishte një nga institucionet e para në Shqipëri që kishte hartuar një plan integriteti për të zbatuar strategjinë anti-korrupsion, me ndihmën e shoqërisë civile dhe ndihmën ndërkombëtare.

"Ky plan përmban 74 masa që do të zbatohen për të gjitha komisariatet. GET e mirëpret këtë iniciativë si një hap të domosdoshëm për të vlerësuar më mirë dobësitë në proceset dhe praktikat ekzistuese, në mënyrë që të zbatohen masat që synojnë parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Pas vizitës në terren, u informua se plani i integritetit u miratua në 12 tetor 2020. GET thekson se zbatimi i planit të integritetit në nivelin e Policisë së Shtetit do të jetë thelbësor në forcimin e sistemit të tij të menaxhimit të integritetit dhe dëshiron të mbajë këtë proces në kontroll. Për rrjedhojë, GRECO rekomandon që plani i integritetit për Policinë e Shtetit të zbatohet si një çështje me përparësi", thuhet ndër të tjera në raport.

GRECO është një organ brenda Këshillit të Evropës që që monitoron arritjet në fushën e korrupsionit.

Në një raport të botuar më shumë se dy muaj më parë GRECO deklaroi se: "Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është bërë kaq e sofistikuar dhe kaq e fuqishme sa vendi është i gatshëm të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian".

Réf. DC 170(2020)

Albania must implement the legal framework to prevent corruption of ministers, their advisers and the police

Strasbourg, 03.12.2020 - In a report released today, the Council of Europe’s Group of States against Corruption (GRECO) finds that in Albania, the legal framework for preventing corruption of members of the Council of Ministers and their political advisers, and of the police, is comprehensive, but still overly complex. It calls on Albania to focus on its effective implementation, in particular by improving the capacity of the bodies responsible for preventing corruption, and through a proactive approach to investigations. (see the Albanian version of the report)

GRECO recommends in particular that a handbook compiling the applicable standards and regulations is made available to persons holding senior executive positions. It insists that each ministry quickly adopts an integrity plan and that ministers, deputy ministers and advisers should be regularly made aware of measures to ensure their integrity. GRECO expresses doubts as to the effective application of the 2013 Ministerial Code of Ethics and the actual functioning of the ethics committee attached to it. It wishes clear post-employment rules to be drawn up and enforced. The general framework obliging those concerned to declare their assets has been set up. However, GRECO notes that there is no example of a minister or one of his/her advisers having been obliged to withdraw from a file due to a conflict of interest. This casts doubts on the efficacy of the system in practice.

It calls for the High Inspectorate for the Declaration and Verification of Assets and Conflicts of Interest (HIDAACI) to be endowed with adequate resources to optimise its missions, and for the e-platform aimed at filing and publishing declarations of private interests to be made operational as soon as possible. The follow-up given to cases transmitted by HIDAACI to the prosecution service should be improved, which presupposes the effective functioning of the new Office of the Special Anti-Corruption Prosecutor (SPAC).

Regarding the national police, GRECO fears that the transitional vetting process will lead to the departure of many qualified staff and then weaken the institution. It calls for replacing it with regular integrity-checks over the course of the careers of police staff, which is deemed to be fairer and more effective. GRECO is concerned about the possibility for the police to receive private donations: if such a practice were to be allowed, it should be strictly regulated to limit the risks of corruption and conflicts of interest. The possibility for the police to provide additional remunerated services should also be strictly regulated.

Measures are recommended to ensure more stability in senior positions in the police, regardless of the political context. GRECO also recommends that middle management officers are appointed by the Director General of the Police rather than the Minister of the Interior, and that the ethical rules are complemented with practical guidance, as well as awareness, training and counselling measures (including for the protection of whistleblowers).

Albania should submit to GRECO by 30 April 2022 a report on the measures taken to implement these recommendations.

* * *

The Group of States against Corruption (GRECO) is a Council of Europe body that aims to improve the capacity of its members to fight corruption by monitoring their compliance with anti-corruption standards. It helps states to identify deficiencies in national anti-corruption policies, prompting the necessary legislative, institutional and practical reforms. Currently it comprises the 47 Council of Europe member states, Belarus, Kazakhstan and the United States of America.

GRECO and Albania

Press Contact

Dušan Vojnović, Media officer, Tel. +33 6 61 03 83 00

 

Council of Europe, Media Assistance Unit / Conseil de l'Europe, Unité d’assistance aux médias
Tel. +33 (0)3 88 41 25 60 - www.coe.int - [email protected]

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matrapiki: 03/12/2020 12:34

    Dogana, tatime, polici, bankers, ndertimi, etj etj ste lene te ecesh perpara. Je i kapur o km po i dhuron pushtetin lulushit

    Përgjigju
  • visi: 03/12/2020 12:02

    po zbatimi ligjit esbte kryesorja..ligjet i zhkruajne bukur...por zbatimi tyre eshte zeroooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale