Përplasja me Metën/ Këshilli i Karrierës në KLGJ: Dvoranit i mbaroi mandati, por qëndron se s'ka kush e zëvendëson (Relacioni)

TIRANE-Kreut të gjykatës së lartë Ardian Dvoranit njëherazi kryetar i këshillit të emërimeve në drejtësi i ka mbaruar mandati, por ai qëndron në detyrë pasi ende nuk është zgjedhur pasardhësi i tij. ReportTv zbardh relacionin e këshillit të karrierës pranë KLGJ-se të cilët shprehen se ‘’asnjë nga tre anëtarët e rinj të zgjedhur gjyqtarë të lartë, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe nuk zëvendësojnë mandatin e Dvoranit".

Ky relacion tashmë i është përcjellë këshillit të lartë gjyqësorë i cili pritet të marrë një vendim pas kërkesës të bërë nga presidenti Ilir Meta më 24 prill. Më herët Meta kërkoi nga KLGJ të shprehej për përfundimin e mandatit të Dvoranit, ku sipas shkresës së presidentit Dvorani qëndron në kundërshtim me ligjin në detyrë pasi i ka përfunduar mandati.

Në relacion e siguruar nga ReportTv po ashtu thuhet se për mandatin e Dvoranit më herët është shprehur edhe gjykata kushtetuese e cila e ka lënë atë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit.

Prej kohësh Presidenti Ilir Meta dhe Dvorani janë përfshirë në debat publik dhe juridik, ku aktualisht hetime po kryen edhe prokuroria e posaçme për mënyrën e funksionimit të KED drejtuar nga Dvorani në cilësinë e gjyqtarit të vetëm dhe kreut të gjykatës së lartë.

Gjykata e Lartë aktualisht ka 4 anëtarë që përbëjnë kuorumin minimal të nevojshëm për të marrë vendime në tre kolegjet e kësaj gjykate atë Penale, Civile dhe Administrative, nga 19 anëtarë që duhet të ketë. Ndërkohë pritet që me rifillimin e punës KED e cila po ashtu drejtohet nga Dvorani të bëjë propozimet për plotësimin me gjyqtarë të gjykatës kushtetuese.

Dvorani një ditë më parë pati një takim me ambasadoren e SHBA-s Yuri Kim ndërsa pritet që në fillim jave ai ti përgjigjet KLGJ-s me argumentet e tij për këtë cështje, pasi kërkoi kohë duke argumentuar se ndjen habi se si KLGJ është investuar në një proces të tillë.

(Kliko ketu per te lexuar relacionin per Dvoranin)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari dixhital: 02/05/2020 04:23

    Po ajo kryetarja e gjykates kushtetutes pse nuk zevendesohet se edhe asaj I ka mbaruar mandati apo Like floririt nuk I pelqen ta shkarkoje po merret me Dvoranin,por edhe Dvorani nuk eshte ipa zevendsueshem.

    Përgjigju
  • Iris: 02/05/2020 01:34

    Z.Dvorani eshte MIZA nen kesulen e Likes ,i zukat,e gudulis ,e ben te kruhet dhe do ta heqe qafe se e bezdis ,se <<dale-ngadale po na vjen BEHARI>>.

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/05/2020 14:27

    Po çdo Presidenti me gjyqtaret....nuk ka pune politika te fuse hundet ne sistemin e drejtesise....iku ajo kohe qe politikanët vendosnin per vendimet ne sistemin e drejtesise....pamvaresishte pozocionit,çdo politikan eshte subjekt i ligjit.....vate kjo pune Like floriri,gjeje ndonje avokate te mire po ke shkelur ligjin ose mba vendin tend e rri urte

    Përgjigju
    • Turp: 01/05/2020 16:54

      A pika ty e mendimit tend. Siot gjtithmone me shume politika po vendos pe drejtesine. Pse si te duket th qe mbetet dvoran divani kolltuk i politikes dhe gjithe ata qe kane mbaruar shkollen e juridikut para 90 ose bijte e tyre. nderkohe heqin te gjithe ata qe kane mbaruar shkollen me konkurse ne demkraci. E gjitha kjo nen bekimin nderkombetar. Vendoje dikature komuniste me pelqim te hapur te nderkombetareve kaq eshte dhe asgje me shume. Ne ke vend te botes nje anter i gjykates rri ne detyre per 8 vjet pasi i paska mbaruar mandati dhe qenka i pazevendesueshem. Vetem ne Shqiperi. Pi beji nje here prejardhjen familjare te kuptoah pse ndoh kjo. Para se te na tregosh se politika nuk nderhuyn me ne gjyqesor shih cfare e ka Serveg Pellumbin ky gjyqatri i perhetshem i gjykates se larte

  • Uku Momlit: 01/05/2020 12:48

    Aha,like po te ngushtohet nyja ne fyt! Edhe poshtersite kane çmim likeee,bile te shumfishuar po se po,por edhe te teasheguar te pasardhesit o like kembeplehi! Po vjen pak ngadale o damllamadh,se keshtu e meriton ti e soji yt! Hakmarrja eshte pjate e ftohte likeee,ti je mjeshter dhe per kete duhet ta provosh e shijosh deri ne fund sebashku me ata qe te bene president.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 01/05/2020 11:15

    Meta eshte bere si ajo gruaja shtatzene qe me gezim kerkon te sjell ne jete femijen e pare,ndersa Meta me trishtim pret ti shpetoi shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese,ku DVORANI si kryetar i KED ka rol kyç ne zgjedhjen e kandidateve,ku mesaduket thembra e ARKILIT eshte Marsida,dashnorja e E.Alibeut-nipit te ISA TOSKES qe vrau 200 burra ne Mallakaster,13 i dogji te gjalle ne Cakran-Fier. -Takimi i Dvoranit me Ambasadoren Amerikane dje,po trondit I.Meten e shpuren e tij.Metes po i vjen fundi ne politike.Ai duhet futur ne burg per kortupsion galopant 30 vjeçar me emer te ndryshuar nga Saliu-LikeFloriri.

    Përgjigju
    • Bond: 01/05/2020 19:52

      Fix fare

    • Cakranj: 01/05/2020 14:11

      Ne takim i tha, ik me lezet se ke 6 vjet qe rri pa mandat, se me pas shkon pas Henri Cilit

    • Hamin Hamin: 01/05/2020 12:24

      Por le te shpresojme !

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)