Këshilli Kombëtar i Sigurisë: SHBA mbështet qëndrimin e Grenell... Të gjitha palët të respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: SHBA mbështet qëndrimin e Grenell... Të gjitha palët të respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mbështetur qëndrimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për nominimin për kryeministër të Avdullah Hotit nga LDK-ja.

Grenell kishte thënë se ky vendim duhet të respektohet nga të gjitha palët.

“Gjykata Kushtetuese foli. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës- të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”,  ka thënë Grenell.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë së SHBA-ve në Twitter kur e publikoi qëndrimin e Grenell thanë se “Qëndrimi i Përfaqësuesit Special Richard Grenell për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e Gjykatës”.

Qëndrimi i Grenell së pari ishte publikuar në Ambasadën e SHBA-së në Gjermani, ku më vonë ishte publikuar edhe në profilin zyrtar të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niko: 30/05/2020 22:36

    Sipas kushtetutes te drejt e jo te rreme Ne populli dina me lexu edhe me shkru Kushtetuta e drejt me popullin Populli me Albinin Albini me popullin. Generell boni trysni ndaj kosoves . As qe ja ka permend Vuqiqit reci. Edhe ne kohen e virusit bonte shum trysni.

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 30/05/2020 14:37

    Kushtetuesja eshte Kushtetuta!Kushtetuta eshte populli eshte Kosova vet.Edhe nese mund te dyshohet per ndonje anim,Kushtetuesja eshte e paanshme dhe jashtpartiake,keshtu kemi obligim t'i permbahemi,Se paku keshtu duhet te respektohet,qe te mos dalin popull qe nuk njeh ligje as nuk nje shtet.Nuk njeh vetveten.Keshtu nuk guxojme te dukemi,afrohemi,takohemi,flasim,kritikohemi dhe kerkojme nderyshime me urrtesi dhe vlere tradicionale kombetare.Para se te gridemi,mund te bejme veprime politike e kombetare me leht,me shpejt e me mire per popullin dhe shtetin e Kosoves.

    Përgjigju
  • My opinion: 30/05/2020 14:02

    Grenell=FiloSerb..,nje i papergjegjshem..,injorant.qe s'è ka hic haberin e Dardanise Autoctone..Gjermanet i erdhen hakut..qe e debuan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti