Këshilli për Integrimin Europian, Opozita: Reforma zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për 14 majin! SPAK të emërojë një prokuror të posaçëm

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) është mbledhur këtë të premte për të diskutuar mbi procesin e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE. E pranishme në takim është edhe Isabel Santos, Anëtare dhe Raportuese për Shqipërinë, në Parlamentin Evropian. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejed Alibeaj kërkoi që reforma zgjedhore të përfshijë një paketë ndryshimesh për zgjedhjet e 14 majit. 

Në fjalën e saj, kryetarja e Këshillit, Jorida Tabaku u shpreh se shqiptarët presin që procesi i integrimit të jetë prioritet. Tabaku përshëndeti dhe përgëzoi edhe drejtuesin e ri të SPAK, Altin Dumani dhe theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet për momentin në të cilin ndodhet Shqipëria.

“Ky është një vit i rëndësishëm e një vit testi e prove për Shqipërinë. A mundet Shqipëria që ka çelur negociatat të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?” pyeti Tabaku ndërsa vuri në pah se ende në Progres Raportet e Bashkimit Europian ka mbetur çështja e zgjedhjeve dhe integriteti i tyre në pikëpyetje. Sipas saj, nuk ka kuptim dhe nuk mund të jetë e pranueshme që zgjedhjet të jenë ende problem për statusin që ka sot Shqipëria.

Më tej ajo shprehu gjithë mbështetjen e saj dhe të opozitës ndaj institucionit të SPAK.

 “SPAK dhe drejtuesi i saj do ketë mbështetjen time në punën tuaj dhe në përpjekjen tuaj dhe institucionit që ju po drejtoni për të luftuar Krimin e Organizuar, Korrupsionin dhe mafian në vend.  Ne kemi nevojë për një drejtësi të pavarur. Ne kemi nevojë për prokurorë të ndërgjegjshëm për punën e tyre. Kemi nevojë për sundimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Tre nga kriteret në këtë proces varen nga institucioni që ju drejtoni dhe do të jemi këtu përsëri për të raportuar për rezultatet konkrete së shpejti.”

Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, opozita i kërkon kreut të SPAK Altin Dumani një prokuror të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore. Kërkesa u artikulua nga opozita në sy të Isabel Santos, Raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian.

 “Sot dosjet 184 dhe 339 rrezikojnë të parashkruhen dhe përgjegjësit e vërtetë mos të përfundojnë përpara drejtësisë, e ne nuk mund të presim derisa këto të bëhen statistika prandaj në emër të opozitës Z. Dumani ju kërkoj që një prokuror special të caktohet sa më shpejt i dedikuar për të hetuar krimet zgjedhore, ku një procedure e thjeshtë dhe e shpejtë menjëherë të marrë vendime. Propozim që vjen pasi është e papranueshme që Shqipëria me negociata të hapura të ketë zgjedhjet problem; të ketë krimin e organizuar që angazhohet në zgjedhje, të ketë dosje që dëshmojnë lidhjen krim-politikë. Ne e kemi të qartë që ndërhyrja në zgjedhje është shembja e demokracisë. Prandaj në emër të opozitës ju kërkoj që të përcaktoni një prokuror special që të merret me problemin e zgjedhjeve; që blerja e votës të ndëshkohet dhe kriminalizimi I zgjedhjeve të ndëshkohet që të hetohet në kohë reale. Nuk ka prioritet tjetër për Shqipërinë veç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", tha Tabaku. 

Vetë raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europia vuri theksin tek lufta e korrupsionit në nivel të lartë.

"Procesi integrimit, një proces që e ka bërë të mundur dhe këtë këshill kombëtar, smund të jetë rrugë me një drejtim. Duhet të mbrojmë agjendën BE-Shqipëri.  Kjo agjendë smund të shtrembërohet apo portretizohet në mënyrë të padrejtë. Duhet të rrihet ndjekja penale, dënimi të nivelit të lartë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", tha Isabel Santos. 

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ngriti zërin për dosje e ish agjentit të FBI-së Mc Gonigal dhe lidhjet e tij me Ramën dhe mori përgjigjen e deputetes së PS-së Etilda Gjonaj.

"Një nga skandalet më të mëdha në këtë vend, që është më e madhe se dosja 184 apo 139. Kërkohet që drejtësia të hap procedim penal për këtë çështje", tha Alibeaj. 

"Ja lëmë organeve të drejtëisë. Mos i zëvendësojmë ato që bëjnë punën e tyre, duke i nxitur në formë intimiduese", tha Etilda Gjonaj.

Sakaq, Kuvendi ka gati dhe ndryshimet ligjore për të forcuar rolin e tij në udhën drejt Bashkimit Europianë ndërsa opozita kërkon dhe ndryshime ligjore brenda 14 majit sa i takon financimit të partive politike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Alibeaj në Këshillin për Integrimin Europian: Reforma zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për 14 majin! Këtu ka plasur skandali i madh

1674824519_Screenshot4.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj foli në Këshillin për Integrimin Europian duke kërkuar që Reforma Zgjedhore të përfshijë paketë ndryshimesh për zgjedhjet e 14 majit. Teksa i referohet dosjes amerikane, Alibeaj thotë se ka plasur skandali në vend pasi sipas tij, Rama është organizator i trillimit që PD është financuar me para ruse.

“Reforma zgjedhore duhet të përfshijë paketë ndryshimesh paketës lokale të 14 majit. Në takimin e fundit, nga ana jonë është paraqitur kjo paketë. Nga ana e PS, është refuzuar pa asnjë lloj argumenti. Shkelje flagrante e detyrimit që ka ky parlament ndaj BE. S’kam komente të tjera vecc kësaj. Brenda reofrmës zgjedhore është fianncimi i partive politike. Një nga elemenetët që i ka dhënë spunto është infiltrimi i parave ruse në fushatë. Të anatemuarit ishin në PD. Prandaj qëndrimi ynë është skemë që ndërpret çdo lloj penetrimi të parave me origjinë ruse. U refuzua! Është ende në tavolinën e reformës zgjedhore.

Santos, ky është një vend që ka plasur një skandal i madh, penetrimi i parave ruse, që ka rezultuar nga drejtësia amerikane, se arkitekti, organizatori, i të gjithë këtij trillimi, që PD na qenka me rubla ruse, nuk është as më shumë e as më pak kryeministri Rama. Çështje penale në SHBA ku rezulton se në mënyrë korruptive, në mënyrë të strukturuar janë dhënë partë për të trilluar histori të tillë që ka buruar nga zyra e kryeministrit. Informacion i dhënë nga kryeministri e para, qëllimi shkatërrimi, njollosja e opozitës, pra minimi demokracisë në këtë vend. Ajo se çfarë kemi kërkuar ne është një nga skandalet më të mëdha në këtë vend, është më e madhe se dosja 184 apo 139. Lidhet drejtpërdrejt me demokracinë, ajo që kemi kërkuar nga organet e drejtësisë, kërkohet që drejtësia të hap procedim penal për këtë çështje”, tha Alibeaj.

A.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor