5 orë debat pa dakordësi për listat në Këshilli Politik! Rama nuk tërhiqet, PD kundër: Kur do votohet 5 Qershori? Hajdari thirrje Bashës: Hajde vetë, mos dërgo Bardhin

TIRANE-5 orë debat dhe pas asnjë dakordësi ishte rezultati i mbledhjes së sotme të Këshillit Politik  për ndryshimet kushtetuese. Këtë herë takimit iu shtuan edhe kryeministri Rama, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe Myslim Murrizi, ku u diskutuan listat e hapura dhe koalicionet. 

Duke e konsideruar një diskutim pozitiv dhe interesant, Kryeministri Edi Rama tha se ishte i gatshëm për të vijuar dialogun me opozitën parlamentare dhe atë jashtë parlamentare për ndryshimet kushtetuese, ndërsa theksoi se marrëveshja e 5 qershorit nuk preket. Rama tha se i dune votat në kuvend për miratimin e marrëveshjes, ndërsa  i bëri thirrje opozitës parlamentare të tregohet më fleksibël në qëndrimet  e saj pasi nuk mund t'i marrë të gjitha për vete.

Në lidhje me opozitën jashtëparlamentare, Rama tha se si duhet kohë për ndryshimet kushtuese, ndërsa Gazment Bardhi tha se opozita nuk ka nevojë për kohë por për përgjigje përfundimtare se kur do miratohet marrëveshja e 5 qershorit.

Prania e Gazment Bardhit në Këshillin Politik dhe jo e Lulzim Bashës u kritikua nga Rudina Hajdari, e cila tha se 'Zgjedhorja' nuk mund të diskutohet nga një person që ka zero vota nga qytetarët shqiptarë. Hajdari tha se Basha duhet të jetë vetë në këshill dhe të rreshtojë demokratët në anën e duhur të historisë duke pranuar lista e hapura. Për Myslim Murrizin kjo mbledhje tregoi edhe një herë se shumica dhe opozita jashtë parlamentare u futën sërish për pazare, por i paralajmëroi se deputetët e opozitës në Kuvend nuk do të japin votën për 5 Qershorin pa hapjen e listave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:59
Basha nuk pranoi të ishte në Këshillin Politik, ja çfarë mendon Rama

Kryeministri Rama tha se nuk e ka aspak problem se kë ka përballë nga opozita jashtëparlamentare për të diskutuar në Këshillin Politik, pasi për të e rëndësishme është përmbajtja e çështjes dhe jo e delegacioneve.

"Unë personalisht shoh se në këtë rast është shumë më e rëndësishme përmbajtja e çështjes se sa  përmbajtja e delegacioneve. Është zgjedhje e opozitës jashtëparlamentare të përfaqësohet me këdo që dëshiron, mjafton që kush vjen këtu ka një mandat përfaqësimi të opozitës jashtëparlamentare, për mua nuk ka problem, është njësoj. S'ka asnjë dallim se është Bardhi apo Basha", tha Rama

Ora 16:46
Listat, Bardhi: E papranueshme! Pres informacion nga Rama kur do ta votojë paktin e 5 Qershorit

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se PS-ja është kthyer pas për të rihapur edhe njëherë marrëveshjen e 5 Qershorit. Numri dy i PD-së, e cilësoi si të papranueshme nismën për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Bardhi tha se i kërkoi Edi Ramës dhe pret informacion zyrtar kur do ta votojnë paktin e 5 qershorit. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme Bardhi tha se PD-ja i qëndron marrëveshjes së Qershorit.

"Sikur jeni në dijeni prej 6 muajsh, këshilli politik ka qenë në punë të vijueshme, në 5 qershor palët nënshkruan marrëveshjen dhe ne sot i kërkuam informacion kryetarit të PS-së për angazhimin e tij për miratimin pa ndryshime të paktit në Kuvend, nuk morëm përgjigje, se kur votohet pa ndryshime. Së dyti konfirmoj se i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, nga ajo jo të gjitha palët morën gjithcka që kërkuan, por ishte konsensuale. Sot na u konfirmua se duhet të rihapim cështje që kemi rënë dakord në 5 qershor, por nuk mund të hedhim në kosh punën 6 mujore.

Ndërkombëtarët harxhuan orë dhe ditë të tëra pune për produktin, por na u pohua nga PS-ja që të rihapë cështje me të cilat kemi rënë dakord. U rikthyem prapë te administrimi i zgjedhjeve. Kërkojmë nga palët që kanë firmosur të jenë serioz. Cështja e respektimit të marrëveshjes nuk është më e brendshme, por kusht për nisjen e bisedimeve me BE-në. Ne i qëndrojmë 5 qershorit, duhet ti qëndrojnë edhe palët e tjera. Për ne është e papranueshme që të ndryshohet.

Një parti që firmos një marrëveshje duhet ti qëndrojë. Ne nuk kemi kërkuar kohë, ne i kemi dhënë kohë kryeministrit, që të na informojë zyrtarisht se kur do të kalojë për miratim pa ndryshime kodi që ne kemi bërë. Besoj që edhe ju e dini se nuk ka ende një datë. Ndryshimet e njëanshme minojnë dakordësinë e parë" tha ai.

Ora 16:42
Rama vlerëson formatin e Këshillit Politik: Duhet ta ruajmë, rrugët në demokraci të çojnë në tryezë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi formatin e Këshillit Politik që është ngritur dhe ku po diskutohen cështjet zgjedhore. Duke 'thumbuar' opozitën jashtë parlamentit, Edi Rama tha se nga do që të rrotullohesh, rrugët në demokraci të çojnë në tryezë.

"Nuk jam për të komentuar se cfarë keni dëgjuar nga brenda për këtë arsye diskutimi në këtë tryezë ishte pa media, që të gjitha palët të diskutojnë lirisht, gjë që ka ndodhur, shumë mirë që ka ndodhur, është një format i mirë, që duhet ta ruajmë dhe mbajmë, se jeta politike nuk mbaron në fund të korrikut dhe nga do që të rrotullohesh, rrugët në demokraci të çojnë në tryezë, sado ti marrësh malet fundi është në tryezë. Kjo tryezë ka potencial të rëndësishëm që do të përpiqemi ta shfrytëzojmë. Nuk e di cfarë duhet të lëshojë më PS-ja, pasi në të gjitha kemi mbajtur pozicion të ekuilibruar dhe me shqetësimin që produkti të jetë gjithëpërfshirës. Po të shikonim interesin tonë do të kishim kërkuar tjetër gjë, jo këto në tryezë" tha ai.

Ora 16:41
Hajdari thirrje Bashës: Mos u rreshto në anën e keqe të historisë! Hajde vetë në këshill, mos dërgo Bardhin

Rudina Hajdari tha se në mbledhje diskutimet ishin të gjata por që nuk kishte asnjë reflektim nga ana e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimet kushtetuese. Ajo i bëri thirrje Bashës të rreshtohet në anë e duhur të historisë dhe të vijë në këshillë pasi demokratët nuk mund të përfaqësohen nga një person që ka marrë zero vota duke iu drejtuar Gazment Bardhit.

"Sot erdhëm për të diskutuar mbi ndryshime kushtetuese dhe opozita jashtëparlamentare  të kishte ardhur me një axhendë reflektuese. Listat e hapur i kërkojnë 85 % e shqiptarëve, por ajo që ndodhi ishte diskutimi mbi marrëveshjen e 5 qershorit dhe asnjë reflektim  për listat e hapura. Thirrje Bashës që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me ata njerëz që duan listat të mbyllura, por në atë rresht që duan lista të hapura. Përndryshe do të kenë në anën e keqe të historisë , pasi kjo është një ndryshim thelbësor për shoqërinë dhe do të ndihmojnë opozitën për ndryshime thelbësore. Ke bërë premtime pas premtimi që do mbështesë listat e hapura, ky është shansi ytë dhe rreshto opozitën në këtë kauz, mos u rreshto me Rudina Hajdarin apo Myslim Murrizin, por me qytetarët që duan këtë ndryshim thelbësor. Marrëveshja e 5 qershorit është një hap pozitiv por jo fundi i reformës zgjedhore. Nuk mund që demokratët të lënë negociator një person që nuk tagrin e një vote.  Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur zgjedhoren. Basha të vij të mbroje demokratët dhe të mos humbim më kohë dhe të mbyllim këtë marrëveshje më 30 korrik pasi e ardhja e Shqipërisë nuk pret.  Kjo marrëveshje nuk është e plotë nëse nuk ka gëzimin e  shqiptarë dhe mos i fshihni pas deklaratave se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Rreshtohuni në anën e duhur të historisë" , tha Hajdari

Ora 16:31
Palët larg paktit, Rama: Takimi ishte pozitiv, doja të takoheshim edhe nesër, PD-ja kërkoi kohë

Nga takimi i sotëm palët nuk dolën me një marrëveshje duke mbetur në të njëjtat qëndrime, por kryeministri Edi Rama e vlerësoi tryezën si pozitive.  "Diskutimi ishte i gjatë interesant, ne nuk është se thamë ndonjë gjë të re, që opinioni i di, kemi një qëndrim të qartë sipas nesh, dhe ka një realitet politik, i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar si forca më e madhe, por kemi edhe detyrimin që të krijojmë një proces dhe të arrijmë në një rezultat, ku nëse të gjitha palët nuk janë 100% dakord me të gjitha së paku secila të ketë pjesën e vet.

Dhe në këtë aspekt është e rëndësishme që të diskutojmë, të vijojmë që të diskutojmë, ne ishim gati të vijonim diskutimin pa ndërprerje, që nesër, përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare kërkuan kohë, por në ndërkohë kemi një kalendar, i cili ka një kufi të përcaktuar, që është fundi i këtij sesioni parlamentar, fundi i korrikut. Do të shikojmë në proces, por besoj që diskutimi ishte pozitiv.

Është cështja se koha ka kufizimet e vet për shkak se hapja e listave tanimë për ne nuk është një variant, por një angazhim dhe ne si partia më e madhe dëshirojmë që ti përfshijmë qytetarët në procesin e përcaktimit të atij që do të jetë grupi i nesërm parlamentar. Ne na takon që të mbrojmë atë që është një arritje të madhe të përbashkët, të rrijes së përfaqësimit të grave në parlament dhe nga ana tjetër sigurisht që duhet të cojmë deri në fund edhe angazhimin e nënshkruar në 5 qershor. Është një proces me dy korsi, ku stacioni është 30 korriku" tha ai.

Ora 16:29
Marrëveshja e 5 qershorit, Rama: Opozita parlamentare kërkon t 'i marrë të gjithë për vete, të tregohet me fleksibël dhe e arsyeshme

Faktin se Myslim Murrizi shprehet se nuk do e votojë marrëveshjen e 5 qershorit, Rama tha se ky është dhe problemi, ku partitë e vogla i duan të gjitha për vete dhe nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës. Rama tha se opozita parlamentare duhet të tregohet më fleksibël dhe shpreson që në votimin e marrëveshjes të merren votat e duhur për ta kaluar marrëveshjen.

"Ky është problemi im më i madh se ne jemi më të mëdhenjtë dhe janë dy palë më të vogla që i duan të gjitha për veten e  tyre dhe nuk i hapen rrugë njëra tjetrës. do mundohemi të punojmë dhe të bindim opozitën parlamentare janë ,më fleksibël në këtë proces, mbase ia arrijmë të kemi një mbështetje që të jetë e mjaftueshme. Problemi këtu është se opozita parlamentare nuk është vetëm një parti politike, por shumë parti e individë dhe shumica e tyre ka një qëllim të përbashkët që janë ndryshimet në kushtetutë, por në fund shpresoj që të prevalojë arsyeja', tha Rama.

Ora 16:22
Këshilli mbaroi, Murrizi akuzon PS-PD: U futën prapë në mbledhje, dashuria e vjetër...

Myslim Murrizi u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, se shumica e përfaqësuar nga Edi Rama dhe Gjiknuri dhe opozita jashtë parlamentare u futën sërish në tryezë duke akuzuar për pazar, por i paralajmëroi se deputetët e opozitës në Kuvend nuk do të japin votën për 5 Qershorin pa hapjen e listave.

"Opozita parlamentare ishte sot aty në një tryezë më të gjithë faktorët për hapjen e listave, të rishikojmë Kodin Zgjedhor, që të mos ketë militantë te kutia e votimit. Mbledhja ka mbaruar, por u futën prapë, se dashuria e vjetër është gjë e madhe. Unë jam aty si përfaqësues i 28 deputetëve që kërkojnë ndryshimet kushtetuese. Erdha të jem dëshmitar i kopilllëqeve të tyre, avzhdoni te bodrumi i pallatit të Kongreseve nuk do të merreni asnjë votë nga opozita parlamentare" tha ai.

Ora 16:17
5 orë debate! Mbyllet mbledhja e Këshillit Politik

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Këshillit Politik ku u diskutua për hapjen e listave dhe koalicionet

Ora 15:43
Rama: Nuk prekim marrëveshjen e 5 qershorit! Hapja e listave nuk ndalon koalicionet

Rama ka kërkuar në mbledhje që opozita parlamentare të përkrahë hapjen e listave pasi ajo nuk cenon as bërjen e koalicioneve dhe aq ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit por vetëm një korrigjim në kod. Burime për Report Tv tregojnë se Rama është shprehur se nuk do të ndryshojë as sistem zgjedhor dhe as zona zgjedhore, por vetëm do të hapen listat.

Rama është shprehur se nuk i ka votat në Kuvend për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe se PD e LSI nuk ka pse kundërshton hapjen e listave pasoi nuk e ndalon atë të krijojë koalicione, jo si ato deri më tani, por koalicione siç krijohen në të gjithë Europën dhe të diskutojnë se si të garantohet kuota gjinore sa më mirë nga hapja e listave.

"I qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit dhe ajo duhet miratuar, për t'u miratuar duhen votat në Kuvend që ne si mazhorancë nuk i kemi. Në bisedimet me opozitën parlamentare kemi dakordësuar për hapjen e listave. Ajo çka kërkojmë është, hajdeni ulemi dhe me sa më shumë dakordësi të reflektojmë në kod këtë sanksionim të hapjes së listave që vjen nga ndryshimi kushtetues. Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gjë është që po hapim listat. Edhe për hapjen e listave hajdeni ulemi nëse keni ndonjë mendim se si të garantojmë kuotën gjinore sa më mirë. Nuk ndalojmë koalicionet por formë grupimi që të mundësojë hapjen e listave dhe të mos ndërlikojë administrimin. Korrektimi në kod i përket vetëm pjesës së hapjes se listave dhe nuk cenon përmbajtjen e dokumentit. Pra nuk u ndalon njeri të bëni aleancat tuaja. Por në një koalicion siç i bën gjithë Evropa dhe jo si modeli ynë i deritanishëm që se ka askush", është shprehur Rama.

Ora 14:12
Mbaron pushimi! Rinis mbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet

Ka rinisur mbledhja e Këshillit Politik ku po diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet. Fjalën e ka marrë sërish Edi Rama që nuk tërhiqet nga ideja që të hapen listat në zgjedhjet e ardhshme, por PD-ja është kundër.

Ora 13:57
Debate në Këshillin Politik! Ndërpritet mbledhja për disa minuta

Report Tv mëson se mbledhja e Këshillit Politik është ndërprerë për disa minuta me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Mbledhja filloi në orën 11:00 dhe pushimi po zhvillohet pas tre orëve debate për listat dhe koalicionet.

Ora 13:53
Diskutimet në Këshillin Politik, Bardhi: Listat nuk mund të hapen tani

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm I Partisë Demokratike është shprehur në mbledhjen e këshillit politik se hapja e listave nuk mund të diskutohet tani. "Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.

Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës” u shpreh Bardhi, sipas selisë blu.

Ora 13:22
Vijon Këshilli Politik, Rama i vendosur për hapjen e listave dhe koalicionet

Vijon mbledhja e Këshillit Politik që nisi prej orës 11:00. Kryeministri Edi Rama, Gjiknuri dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentit kanë shprehur qëndrimet e tyre për cështjen e listave dhe koalicioneve. Report Tv mëson se shumica është e vendosur dhe nuk tërhiqet duke këmbëngulur për listat e hapura të përbashkëta.

Ora 11:23
Pamjet brenda sallës, nis mbledhja e Këshillit Politik, Rama përballë dy opozitave

Palët politike kanë nisur mbledhjen e Këshillit Politik ku po diskutohet për hapjen e listave dhe koalicionet, që kundërshtohen nga opozita jashtë parlamentit, ndërsa opozita tjetër brenda parlamentit i kërkon 100% të hapura.

Ora 11:08
Me maskën me logon e Kryeministrisë, Rama arrin në Këshillin Politik, nuk prononcohet për mediat (FOTO-VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbërrin te Pallati i Kongreseve. Kreu i qeverisë nuk pranoi që të prononcohej për mediat. Ai kishte vendosur maskën me logon e Kryeministrisë. 

1595239715_maskarames001.jpg

Maska me logon e Kryeministrisë që kishte vendosur Edi Rama

Ora 11:06
Arrijnë në Këshillin Politik, Gjiknuri, Bardhi, Hajdari dhe Murrizi (VIDEO)

I pari në Këshillin Politik ka arritur Damian Gjiknuri. Shkallët e Pallatit të Kongreseve i kanë ngjitur pas tij grupi opozitar jashtë parlamentit me Gazment Bardhin, Petrit Vasilin, Ivi Kason dhe Oerd Bylykbashin. Po ashtu në mbledhje janë edhe Rudina Hajdari me Myslim Murrizin nga opozita brenda parlamentit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 21/07/2020 15:11

    Byrone Politike ta gezoni dhe mbani sa te doni.por eshte organ konsultativ,jo vendimmarres e as kushtevenes.kush do ta konsideroje tryeze konsultimesh mire,ndryshe i jepni forme byrose politike qe merr vendime dhe u imponohet organeve kushtetuese.nese ua ka qejfi,beni nje shtese ne kushtetute:-neni 2.byroja politike miraton dhe vendos se ç'do te miratoje parlamenti.vendimet e saj jane te detyrueshme per te gjithe."nese nuk doni,por e konsideroni nje tryeze konsultimi te organizuar nga komisioni i posacem parlamentar,atehere shkoni perpara sipas programit dhe vendimeve te parlamentit.1.miratoni 5 qershorin dhe hapni listat,si ta gjukoje parlamenti.mjaft me me pordhe rrugesh te pd dhe lsi.kush do te hyje ne zgjedhje,te hyje.kush nuk do,te rrije te freskohet.demokratet e thjeshte do e gjejne vehten.asnje nuk i mban peng.sa per lsi,mos e vrisni mendjen.parti qe ka grumbulluar njerez me vese .

    Përgjigju
  • edi: 21/07/2020 09:13

    Detyrimisht qe fajin e ka Saliu.Rama eshte gjigand dhe mendon vetem per popullin.A nuk e vute re qe komisioni per shkarkimin e hsjdutit Meta si president me urdher te Rames dhe per hater te popullit nuk e gjeti te arsyeshme ta shkarkonte dhe ky eshte faji i opozites dhe Saliut.Rrofte partia me ne krye udheheqesin 2largpames e boteror qe po na çon nga fitorja ne fitore Edi Rama Rrofte populli yne skllaveridashes

    Përgjigju
  • Usa: 20/07/2020 23:33

    Nga premtimi qe do shkonin ne Gjykata per vjedhje e vrasjet e 21 janarit dhe Gerdecit tani po ulet dhe bashkebisedon per nje te ardhme te ndritshme dhe pa konflikte gjykatash midis bashkekriminelave.Ju dhjefsha mu ne fytyre o qelbesira. O zot sa i padrejte po tregohesh.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 20/07/2020 20:53

    Kjo eshte nje loje e sali berishes dhe luc bashes qe te tejkalohet kuvendi dhe te cilesohet si i rrezuar siq kane kerkuar gjate vitit te kaluar me protesta,meqe nuk ja arriten qellimit me protesta hajde tash ta krijojme nje keshill politik si ne kohen e millosheviqit dhe te tejkalohet kuvendi, eshte momenti i fundit ti tregohet krimineleve si basha,bardhi, paloka, salianji, alibeaj,i biri i fariut e dreqi e i biri,une mendoj se nuk duhet te pranohet asnje vendim i keti keshilli dhe asnje propozim i kriminel bardhit, kuvendi eshte ai qe duhet te vendos.

    Përgjigju
  • Labi.: 20/07/2020 17:48

    Te shqupi jane mbledhur te gjithe horat,njeri me problem se tjetri.Ata jane te gjithe me probleme dhe duan te diskutojne per te bere ndryshime ne procesin e diskutimit per listat,te hapura apo te mbyllura etj.Lul Karabushi e di mire qe figura e tij nuk eshte e paster,mbi te rendojne disa faje,si shperdorimi ne rrugen e kombit,vrasja e 4 personave te Bulevardi etj.Si te tille ata sjane ne gjendje qe te japin mendime te vlefshme per te miren e ketij populli dhe kete e ka vertetuar koha prej 30 vjetesh,qe su ka thene njeri puna e mbare,qe skane bere asnje pune,vetem shaj nga nena,baba,digj,shkaterro etj,etj.Partia Socialiste ka ecur me kembe ne toke,ka punuar dhe po punon per te ndertuar nje Shqiperi ku secili ta gjeje veten te vleresuar ne te gjitha fushat ku deshiron te punoje e investoje sipas deshires per te bere sejcili nje pune te mire e te vendosin nje gur ne themelet e ketij vendi te dermuar nga PD dhe Sali Banditi. .

    Përgjigju
    • Sol: 20/07/2020 18:54

      FIKS !!!!

  • shqipo: 20/07/2020 16:47

    keto plehra do vendosin prape por fatin e shqiptareve? per mua JO njehere ....

    Përgjigju
  • Miku: 20/07/2020 16:28

    Kur te mbaroj loja..e ha populli n fund si perher ..akoma dhe 30 vjet do hani mbi gjakun e popullit..

    Përgjigju
  • Tosi: 20/07/2020 16:08

    Thone se shume shpejt do paraqitet ne keshillin politik kllufi i pd leshelis Famulltari i dioqezes se Shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit Barkderri i cili do stabilizoje situaten shume te tensionuar atje.

    Përgjigju
  • Une: 20/07/2020 15:40

    I vune flaken Tiranes nje vit rrjesht dhe nuk lane ekran televiziv pa dale duke u qare per listat e hapura dhe voten e vjedhur, sot nuk duan as lista te hapura dhe as depolitizimin e komisioneve te votimeve. Vrasin mendjen pse nuk i do populli. Jo 800 mij por 1 milion do marrin Ed Rama.

    Përgjigju
  • Dajti: 20/07/2020 15:39

    Rama jo vetēm që do tērhiqet por tērheqja do të ketë dhe kosto për imazhin e tijē dhe mazhorancês në zgjedhjet e ardhêshme! Çdo makinacion apo pabesi ndaj marrveshjes sê miratuar dhe mbêshtetur nga ndêrkombëtarët çon vota nē thesin e saliut dhe likes ! Rekomandimet e osbe-së, ishin një varkê shpëtimi jo vetëm për zgjedhjet e ndershme por edhe për ramên ! I shkeli ato apo e detyruan ti shkelte pak rëndësi ka tani,por po të mos ishin shkelur ato rekomandime basha dhe meta do ishin sot në takim me ramën duke ju lubitur për ndonjê kockê kompromisi !

    Përgjigju
  • Populli: 20/07/2020 15:09

    Mos e ul veten o rama te ulesh me ata kurvat e pd....dergo nje sekretar aty,,ne duam listat e hapura,,,po se bere kete do humbasesh vota....

    Përgjigju
  • Beni: 20/07/2020 14:56

    Hapi listat o rama NE SI POPULL DUAM LISTA TE HSPURA,,,mos u merr me ilir meten dhe sali berishen,,ata JANE SI ATA FEMIJET QE NUK DINE TE LUAJNE FUTBOLL DHE E MBAJNE KEMBET KUNDERSHTAREVE,,QE TE MOS VRAPOJNE...

    Përgjigju
  • Vasili: 20/07/2020 14:51

    Rrugacat e opozites

    Përgjigju
    • Tit Vasili: 20/07/2020 18:12

      Une jam koke e nadhe koke e Kombit

  • Emi: 20/07/2020 14:34

    30 vjete e njeta gja PD nuk nigjon PS nuk nigjon shtet hajne.

    Përgjigju
  • Lor: 20/07/2020 14:10

    Qeka tremb shum Rama hahah

    Përgjigju
  • turp: 20/07/2020 13:50

    dhe pastaj e ka fajin Rama, qe derdimeni qe i dhane opoziten nuk di te flasi balle per balle. Se debilat e vet i genjen neser prape dhe kujton se dhe te tjeret nuk shohin as tv asgje. Pastaj del thote ma hodhi rama. Tani do thote ja hodhi gazit se po te isha une ....cfare palaco opozite

    Përgjigju
    • E vertet: 20/07/2020 14:58

      Te drejte ke mo lum djali, fare fare une mendoj qe fajin e ka saliu, edhe kur te vdes saliu dhe te kalojne edhe 100 vjet prape fajin e ka saliu. Ti mor mik vazhdo shiko tv, bej edhe tifo nga pak per rilindasit e ty, se ata brezin e 14 e siguruan tani duan nje mandat te trete te pakten te arrijne deri ne berezin e 30! Ahahahahahhaha, gallate e madhe paska qene ky populli hajvan shqiptar. Pa breke ne b.th, pa buk pa pune pa asnje te ardhme vazhdon ben politike e tifozllek per kërrmat qe vijne ere nje ore larg. Ju lumte. Jeni te mrekullueshem.

  • rroku: 20/07/2020 11:35

    E shikoni se cfar opozite pa bythe kemi. Luli ndjek varjantin e arratise njelloj si e beri kur e kerkonte gjykata per vjedhjen e 250 mil. eurove, Like floriri dhe Mona kryekurva nuk kane bythe se do te degjojne me ze dhe figure qe vete i kane kerkuar listat e hapura.

    Përgjigju
  • simpatizanti LSI: 20/07/2020 08:44

    Si mund te pergjigjet meta vetem te jete budall, ai eshte kryetar i fshehur i LSI, keshtu sic do Ramsi ai del hapur de fakto kryetar, natenemire.

    Përgjigju
  • lol: 20/07/2020 08:13

    lajmet shqiptare jan vetem politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!