Sipas burimeve për Report TV, Këshilli Politik pranon propozimin e opozitës për ndryshim të periudhës zgjedhore me një muaj nga 3, që është e përcaktuar në ligj dhe zhvendosje të saj në pranverë ose vjeshtë, në mënyrë që të mos ndikohet sezoni turistik. Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe nga 15 Tetor - 15 Nëntor. Opozita paraqiti në tryezë ndryshimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.
Neni 8 i Kodit Zgjedhor përcakton se periudhën zgjedhore shkruhet se "Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 të nenit 9 të këtij Kodi"
Ndërkohë që Këshilli Politik vendosi që kjo periudhë të ndryshojë duke përcaktuar periudhat 15 Prill-15 Maj dhe nga 15 Tetor - 15 Nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar.
Dakordësia e krijuar sot në Këshillin Politik për ndryshim të periudhës zgjedhore, u tha më herët edhe nga Damian Gjiknuri në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ku tha se mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësi të shmangin muajt e nxehtë
"Për të ndryshuar kohën e zgjedhjeve, kemi mendura ta heqim muajt e nxehtë nga qershorin deri në shtatorin, sepse realisht klima po ngrohet dhe vëmendja është tek turizmi, dhe temperaturat janë të tilla që nuk lejojnë një fushatë të qetë. Keshtu qe koha e zgjedhjeve më e përshtatshme do të jetë ose pranvera, ose vjeshta" ka thënë Gjiknurin.
Lajmi kryesor:
Konsensus për 3 pika! Hajdari: Duam ligj për referendumet, PS-PD dyfishuan financimet nga shteti, Basha të mos shkojë në krahët e Ramës
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 1755
Lajme të tjera
-
Zbardhen propozimet e Rithemelimit për Reformën Zgjedhore: Nga votimi i detyrueshëm, te mekanizmi për krimet zgjedhore drejtuar nga SPAK
17 Prill, 20:39
-
Grupi i dialogut miraton planin e punës për Reformën Zgjedhore, drafti me ndryshime kalon për votim jo më vonë se 1 korriku
15 Prill, 13:23
-
Filloi punimet 'Forumi Ndërparlamentar i Evropës Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së'
13 Prill, 13:45
-
Reforma zgjedhore, të vegjlit propozime për ‘Grupin e Dialogut’! Duka: Më pak zona zgjedhore! Mediu: Primarja, rikthimi i koalicioneve
12 Prill, 16:08
-
Amnistia, Basha në Report Tv: PS dhe Rithemelimi aleancë kundër SPAK! Vula e PD? Zero shanse të shkojë te Berisha! Përjashtoj çdo bashkëpunim me Metën
9 Prill, 14:06
-
‘Grupi i Dialogut’ merr në duar propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore! 6 anëtarët njihen me ligjet që kërkojnë 84 vota (Dokumenti)
7 Prill, 14:59
-
Ilir Meta e Petrit Vasili kërkesë SPAK-ut: Duam të takojmë Fredi Belerin në burg
4 Prill, 13:14
-
Grupi 3+3, Çupi skeptike për listat e hapura: Reforma nis me koalicionet! Jo zvarritje hetimit të shkeljeve në zgjedhje
1 Prill, 14:43
-
Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
29 Mars, 15:39
-
Konstituohet grupi i dialogut për 'Reformat'! Opozita: ‘Zgjedhorja’ prioriteti ynë! PS: Fillojmë punën për ta çuar para! Ftesë edhe për Bashën
28 Mars, 08:04
-
'S'kemi bërë aleancë me Berishën e askënd' Duka tregon bisedën telefonike me Lulzim Bashën! Mund të futemi vetëm në zgjedhje
27 Mars, 19:17
-
Shoqëria civile kërkon ndryshim ligjit për partitë politike! Duka: Reforma zgjedhore të mos jetë shartim i shëmtuar
27 Mars, 18:45