Këshillim psikologjik falas për të gjithë qytetarët, Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën e gjelbër

Këshillim psikologjik falas për të gjithë qytetarët, Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion linjën e gjelbër

Linja e gjelbër

Vendi ynë ndodhet prej 51 ditëve e në karantinë për shkak të përhapjes së COVID-19 në të gjithë botën.

Qëndrimi në izolim për një kohë të gjatë sjell edhe pasova negative në shëndetin mendor, siç mund të jenë probleme psikologjike, ankth, frikë apo pasiguri.

Në gjithë këtë kohë këshillimi fizik me psikologët nuk ka qenë i mundur, po Ministria e Shëndetësisë  ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër falas për këshillim psikologjik për çdo qytetar.

"Situata e shkaktuar si pasojë e COVID19 ka sjellë edhe probleme psikologjike, ankth, frikë, pasiguri. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vë në dispozicion linjën e gjelbër falas për këshillim psikologjik për çdo qytetar për COVID-19", është shkruar në postimin e Ministrisë.

Shërbimi është aktiv çdo ditë nga ora 8:00 deri në 22:00 në numrin 0800 40 40.

Linja e gjelbër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet