Këshillimi Kombëtar, publikohet anketa! Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, 12 pyetjet që kryeministri Rama u drejton qytetarëve

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Disa javë pasi kryeministri Edi Rama lancoi nismën Këshillimi Kombëtar është publikuar anketa me 12 pyetjet që qeveria do t'i adresojë qytetarëve.

Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

Qytetarët pyeten edhe nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda.

Mes 12 çështjeve, kryeministri Rama pyet qytetarët lidhur edhe legalizimin e kanabisit për arsye shëndetësore, vendosjen me detyrim të certifikatës së vaksinimit në kushtet kur Shqipëria ende nuk ka ashpërsuar masat anticovid, shtimin e gjobave për evazionin fiskal, apo pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse vendosin haptas në kundërshtim me ligjin.

Pyetësorin, qeveria e mbyll me çështjen e Integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, duke i kërkuar mendim qytetarëve nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut apo nëse Ballkani i Hapur është në interes të Shqipërisë.

Qeveria, në mandatin e saj të 3 qeverisës, ka vendosur që të dëgjojë më shumë zërin e qytetarëve për çështjet me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë. Kjo do të bëhet përmes nismës "Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë", që sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë një kuvendim popullor me shqiptarët brenda dhe jashtë vendit për të dhënë mendimin e tyre për çështjet me rëndësi.

(Klikoni këtu për të lexuar pyetsorin)

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 19/01/2022 12:18

    Me nje reflektim te shpejte,mendoj se eshte nje komunikim shume i vlefshem me publikun. Pavaresisht se,problematikat jane shume me teper.Natyrisht,ne perzgjedhjen e tyre,cdo vleresim eshte relativ.P.sh.re "mbrojtjes sociale" per nenat me tre,apo me shume femije, duhet medoemos qe shteti ta vendose.Pse ? Lindjet jane pakesuar,pra edhe "riprodhimi" i thjeshte i popullsise(çdo familje dy femije) eshte fare i pasigurte; si rrjedhoje,popullsia aktive (per pune) 18v-65v,po pakesohet me rritme te frikshme,nderkohe qe permiresimi i nivelit te jeteses (relativisht),ndikon ne rritjen e jetegjatesise,.Pra "segmenti" ne zvogelim i popullsise aktive,do te ballafaqohet me nje "segment" ne rritje te pupullsise ne moshe jo aktive (!?) Ka edhe shume argumente qe e mbeshtesin kete.E domosdoshme qe ne kete "referendum" (sikurse shprehet edhe "Irisi" me siper),duhet medoemos te marre pjese edhe diaspora.Ne menyre relative,jane me te avancuar se sa publiku i brendshem,sepse ne çdo rast "ballafaqojne" dy realitete te ndryshme,ate te vendit ku jetojne dhe ate qe kane ndeshur ketu......Kjo do sillte vetem pozitivitet.Lymi Tutit.

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 19/01/2022 11:40

    Me nje reflektim te shpejte,mendoj se eshte nje komunikim shume i vlefshem me publikun. Pavaresisht se,problematikat jane shume me teper.Natyrisht,ne perzgjedhjen e tyre,cdo vleresim eshte relativ.P.sh.re "mbrojtjes sociale" per nenat me tre,apo me shume femije, duhet medoemos qe shteti ta vendose.Pse ? Lindjet jane pakesuar,pra edhe "riprodhimi" i thjeshte i popullsise(çdo familje dy femije) eshte fare i pasigurte; si rrjedhoje,popullsia aktive (per pune) 18v-65v,po pakesohet me rritme te frikshme,nderkohe qe permiresimi i nivelit te jeteses (relativisht),ndikon ne rritjen e jetegjatesise,.Pra "segmenti" ne zvogelim i popullsise aktive,do duhet te "kujdeset" per nje "segment" ne rritje te pupullsise ne moshe jo aktive (!?) Ka edhe shume argumente qe e mbeshtesin kete.E domosdoshme qe ne kete "referendum" (sikurse shprehet edhe "Irisi" me siper),duhet medoemos te marre pjese edhe diaspora.Ne menyre relative,jane me te avancuar se sa publiku i brendshem,sepse ne çdo rast "ballafaqojne" dy realitete te ndryshme,ate te vendit ku jetojne dhe ate qe kane ndeshur ketu......Kjo do sillte vetem pozitivitet.Lymi Tutit.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 19/01/2022 10:18

    Dakort me E.Ramën. 1.Për nënat mbi 3 fëmijë me pagë dy fishe të rrogës më të madhe në shtet. 2.Të legalizohet hashashi mjeksor në kontroll të shtetit.. 3.Dakort me Open Balkan.Eshtë në interes të vëndit 4.Luftë informalitetit.Shkelsit të gjobiten rëndë. Përsëritsit të shkarkohen,dënohen. 5.Gjyqtarët e prek.që kapi vetingu tu sekuestrohet pasuria.Të mos punojnë në sist.drejtësisë. 6.Të mos ket gjykim të shkurtuar për të dënuarit rëndë për vjedhje e krime. 7.Vetimgu politikanëve të bëhet nga SPAK e jo politika e Lulit me komisione kuvendore për të qarë e për të qeshur. 8.Ata që shpallen non grata nga DASH+BE të përjashtohen nga politika dhe të dënohen sipas ligjit e jo Maliqit. 9.Të votohet ligji antiShpifje. 10.Shqipëria të ndahet nga M.Veriut.Jemi shtet më vete. 11.Dosjet e vjedhjeve e vrqsjeve të mos mbyllen pa gjykuarë e dënuarë. 12.SPAK po nuk kreu detyrën të shkarkohet nga Kuvëndi Shqipërisë.Dhe të krijohet një gjykatë soeciale si në Kosovë me monitorim nd/Kombëtar. 13 Vetingun ta drejtojnë nd/Kombëtarët dhe jo KLP+LLGJ që mbrojnë shokët e tyre të kursit të plepave.

    Përgjigju
  • Edi: 19/01/2022 09:45

    Asnje nga keto nuk rrit mirqenien Asnjw nga keto nuk rrit rrogen time Asnje nga keto nuk vlereson meritokracine dhe zbyth militantet nga zyrat e shtetit Asnje nga keto nuk ben reformen ne administrate Asnje mga keto nuk i jep vleresim profesioneve krijuese( arkitekt,regjisor,projektues,skulptor,piktor) Motivimi mbi te tjeret i profesioneve qe krijojne dhe ideojne ne cdo fushe te jetes jane motor i zhvillimit.

    Përgjigju
    • Sonila Latifi: 01/02/2022 10:13

      Pershendetje i nderuar Z Kryeminister, se pari ju pergezoj per nismen dhe se dyti ka mundesi ta perfshijne Profesionin e Logopedit ne punesimet spitalore dhe edukative, ne portalin informier per shqiperine qe e vleresoj shume Logopedi mungon si dege Teknike mjeksore, as ne portalin e mesuesit te specializuar nuk jemi pavaresisht se formimi jone i mbulon. Se te pakten ato vende pune te fitohen me meritokraci. Ju falenderoj dhe ju uroj shendet.!

  • Nuk legalizohet kanabisi .: 19/01/2022 09:34

    Nuk legalizohet kanabisi , sepse s’e lejojnë ata që meren me të , po u legalizua njerzit do i këthehen prodhimeve bujqësore e blektorale !

    Përgjigju
  • Bexheti: 19/01/2022 08:39

    Kjo quhet populizëm mediatik. Pyetjet janë formuluar në mënyrë të tillë që çojnë te përgjigja që do qeveria. Populli zgjedh parlamentin, parlamenti zgjedh presidentin. Presidenti cakton kryeministrin dhe ky mer votbesim nga parlamenti. Mardhenia e popullit eshte me deputetet ( kuvendin), jo me qeverinë. Ta zëm se e pyete popullin për kanabis, dhe te tha legalizohet. Parlamenti mund te ta rrezoje ligjin… Kjo metode eshte populizëm mediatik që krijon ktë mardhënien direkte lider-popull dhe ku asgje tjeter ska vlerë. Natyrisht nuk ka mardhenie te vertete pasi lideri bën ctë dojë me rezultatin e anketave…

    Përgjigju
  • Iris: 19/01/2022 03:06

    E vleresoj shume kete nisme,perfekte nuk eshte,por eshte e para e ketij lloji,eshte demokratite dhe ne pergjithesi si ide, eshte shume e mire dhe duhet te vazhdoje te behet.Po emigrantet kane te drejte te marrin pjese?Ketu ku jetoj une,pyetje te tilla i bejne si referendume dhe jane ne te njejten vletevotimi me votat e zakonshme.Por ne Shqiperi nuk behen.Mendoj se do te kete mjaft pjesemarrje,pavaresisht se nuk perfshihen te gjitha pyetjet qe do te donim te ishin.

    Përgjigju
    • Riku: 19/01/2022 08:41

      Ka njerez qe thone se nga shqiperia largohen me mijera cdo vit dhe duan te ikin edhe me shume se aq... ju si mendoni a duhet te ikin njerezit nga ky vend... pergjigja eshte nder rrjeshta ne komentin e irisit

  • Populli: 18/01/2022 21:45

    Në Shqipëri tjetërsohet vota, le më përgjigjia e një pyetësori!!!

    Përgjigju
  • Riku: 18/01/2022 21:26

    Ka njerez qe thone se ne ndryshim me te gjithe paraardhesit nuk e njeh cdo te thote rritje rroge apo shperblim fundviti... ju si mendoni duhet rritur rroga apo dhene shperblim fundviti... beeeeeeeee

    Përgjigju
  • Gripi: 18/01/2022 20:29

    Perse nuk pyetet per punen e dobet te Spakut, per Vetingun ne polici per hetimin dhe konfiskimin e pasurive te pa justifikuara te atyre qe nuk kalojne vetingun? E hoqi vetingu Kol Hysenaj pshpor pasurite e paluaktshe qe ka ne Korce shpellari dhe plote te tjera po i gezon.Familja e Llalles jeton ne vile luksoze dhe gruja e ligjshme e atij palacoje ka guximin tu ngrejr dhe gishtin e mesit gazetareve. Sevdari e shkarkuar nga Vetingu po i ben karshillek si avokate KPK, plot gjyqtare te koruptuar dhe shkarkuar nga Vetingu sot i shohim ne sistem si avokate te krinit dhe korupsionit psh Broci, Gjoni, Qeleshi etj etj. Denimi per perseritjen e veprave penale duhet vendoset taksativ dhe jo vetem per figura te caktuara krimi. Nuk mund te amnistosh parate e emigranteve sepse nuk ka emigrant qe blen makine 80 mije euro dhe rri me xhepin plot me euro gjithe diten. Ka plot ceshtje tw tjera prandaj ky pyetesor me duket propagande dhe refuzoj ta plotesoj.

    Përgjigju
  • B.r: 18/01/2022 19:53

    Pyetsori eshte imponim pergjigje dhe jo keshillim ose dhenie mendimi.

    Përgjigju
    • Rea: 25/01/2022 12:45

      Nese nuk zbaton çdo njeri detyrat e caktuara ne çdo pozicion sado i thjeshtë qoftë, azgjë nuk rregullohet. Pasi ligjet mund te jenë shumë të mira oor zbatimi i tyre çalon në çdo gje, duke filluar te nje polic i thjeshte rrugor qe i toleron çdo moment shkeljen e vijave te bardha nga makina ose ecjen me te kuqe dhe deri tek instancat me te larta ,aq më keq gjyqtaret qe i shkelin me vetëdije dhe me qëllim ligjet. Ndotja e ambjentit bëhet pa pikën e turpit që nga fëmijët e shkollave e deri tek njerëz me kollare, janë te pakët ata që kerkojnë koshin e plerave për ti hedhur mbeturinat. Mbjellja e hashashit nëse behet a mundet ky shtet të kontrollojë zbatimin korrekt te rregullave që duhen me përpikmëri?? Nje njeri që shkel rregullat qofte gjyqtarë apo ne çdo pozicion duhet ndëshkuar pa u bërë vije (që te ne ështe normale). Nëse zbaton ne rregull punonjesi i inspektoriatit te punës detyren asnjë biznes nuk guxon te mos beje deklarimin e duhur të punonjësve ,pa pasur nevoje ta bëjë këtë i punësuari që mezi e gjen një punë. Open ballkan mbase Shqipëria nuk ka shumë përfitime por qetësia dhe paqa në rajon besoj se do jene më mirë nëse arrihet nga 6 vëndet. Pra tek ne vështirsia sipas meje është te edukohemi apo të na behet detyrim zbatimi korrekt i çdo rregulli apo ligji dhe kjo duhet bërë që ne bankat e shkollës e të rriten breza me korrekt.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës