Këshillimi Kombëtar, mbi 40 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin! Rama: Të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, duke dalë nga llogoret politike

Këshillimi Kombëtar, mbi 40 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin! Rama: Të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, duke dalë nga llogoret politike

Mbi 40 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin në kuadër të nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar. Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ka zbuluar edhe shifrën e qytetarëve që kanë plotësuar formularin, fton qytetarët, pa dallim bindjesh partiake, të bëhen pjesë e kësaj nisme: si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.

‘40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt.

Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.’- shkruan Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin