Këshilltari i djathtë “shuplakë” Bashës: Ka dështuar, duhet të zëvendësohet

Këshilltari i djathtë “shuplakë” Bashës: Ka dështuar, duhet të zëvendësohet

Lulzim Basha

Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj përmes një statusi në Facebook lëshon akuza të forta drejt lidershipit të djathtë, që sipas tij ka dështuar përballë Ramës në të gjitha mënyrat. 

Ai thekson se protestat qytetare shuhen sapo mbërrijnë liderët e opozitës si në rastin e Kukësit, kauzat e mëdha paragjykohen sapo artikulohen nga selia e partive opozitare si me rastin e Teatrit.

Fabian Topollaj  shprehet se demokratët kanë nevojë më shumë se kurrë për fitore, sepse më shumë se kurrë më parë ata ndihen humbës përballë kundërshtarit të tyre. 

Topollaj e mbyll reagimin duke thënë se ka vetëm një arsye pse demokratët janë në këtë gjendje, 'pavarësisht se ajo për fat të keq është përcaktuese edhe sepse është në krye', thotë ai, referuar Bashës, që sipas tij duhet zëvendësuar.

‘Dhe cështë me e keqja duket se Arsyeja dështon qëllimisht dhe jo vetëm nga paaftësia. Një argument më tepër ky pse duhet zëvendësojmë menjëherë, me cdo kosto dhe pa më të voglën keqardhje’.

STATUSI I PLOTE
Demokratet kane nevoje per fitore. Perhapja e jashtezakonshme dje e statuseve ne facebook me krahasimin e audiences se intervistes se Berishes perballe Rames, ku i pari fitoi ndjeshem, eshte nje deshmi e madhe e nevojes qe kane demokratet e vendit per fitore perballe kundershtareve te tyre. Te mesuar me nje superioritet te vazhdueshem dikur, ka vite qe demokratet nuk ndjejne shijen e fitores ndaj kundershtarit jo vetem ne perballjet elektorale, por as ne perfaqesimin politik dhe ballafaqimin moral, etik dhe verbal edhe pse ai ska asnje merite per tu pasur zili ne keto drejtime.

Dhe perseri keto kohet e fundit ne zgjedhje fiton gjithmone kundershtari, ne marreveshje midis paleve serish ai dhe sa here ka kauza te medha me impakt publik kundershtari i permbush lehtesisht te gjitha qellimet e veta perverse, pavaresisht se ka kunder jo vetem te drejten dhe opinion publik, por ne shume raste edhe ligjin madje.

Protestat qytetare shuhen sapo mberrijne lideret e opozites si ne rastin e Kukesit, kauzat e medha paragjykohen sapo artikulohen nga selia e partive opozitare si me rastin e Teatrit, ndersa perfaqesuesit e opozites nuk kane asnje ndikim dhe lidhje me qytetaret e ketij vendi dhe problemet e tyre ekzistenciale.

Ps dhe pse e turperuar me historikun e saj perseri mban ne krye Gramoz Rucin, ndersa PD fshiu si me gome historine e saj antikomuniste dhe te arritjeve te medha qeverisese duke flakur ne rruge Topallin, Patozin, Imamin, Boden dhe Bregun. PS e ka te mbushur me kriminele grupin e saj parlamentar por perseri ata jane me efikase ne aspektin elektoral se sa nje grup anonimesh perballe. Qeverisja e PS prodhon skandale te perditshme, ndersa opozita jo vetem nuk perballet ne parlament duke pare me shume nga dera se sa nga foltorja e Kuvendit, por duket se kujdeset ta barazoje qeverine duke konsumuar dhe me pas fshehur edhe skandale te llojit erotik qe konsumohen nga perfaqesuesit e saj brenda salles se parlamentit.

Demokratet kane nevoje me shume se kurre per fitore, sepse me shume se kurre me pare ata ndihen humbes perballe kundershtarit te tyre edhe pse ata jane superiore ne te gjitha drejtimet, kryesisht ne aspektin moral. Dhe ketu nuk eshte fjala pse kundershtari eshte ne qeveri ndersa Ne ne opozite. Demokratet kane qene shume me krenare dikur kur perballe kishin nje qeverisje qe i agresonte deri edhe me plumba, se sa sot qe kane nje kundershtar qe i miklon duke ju ngritur dhe dy gishtat, simbolin identifikues te tyre.

Ne menyre qe fitoret e verteta ne demokratet te mos i presim me te na i sjelle perseri Sali Berisha, edhe per shkak se ai i ka mbyllur betejat e veta, duhet menjehere te identifikojme arsyet e deshtimit tone periodike kete periudhe dhe ti korrigjojme ato menjehere. Ndryshe do duhet te perballojme ndjesine e deshtimit perballe nje kundershtari qe eshte gjithmone edhe me i dobet.

Personalisht mendoj se ska shume te tilla, ka vetem nje arsye pse ne demokratet jemi ne kete gjendje, pavarsisht se ajo per fat te keq eshte percaktuese edhe sepse eshte ne krye. Dhe ceshte me e keqja duket se Arsyeja deshton qellimisht dhe jo vetem nga paaftesia. Nje argument me teper ky pse duhet zevendesojme menjehere, me cdo kosto dhe pa me te voglen keqardhje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 15/09/2018 01:09

    Basha, njeri nder kriminelet me te medhenje ne ballkan!!! Pasardhes i Sales!!! PD-ja si cdo here, bojkoton deshiren (voten) e qytetarit.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 14/09/2018 15:51

    Ky fabjan topollai vjen nga familje komoniste . Gjyshi vet ka qen prokuror në peshkopi një bur shum i keq e një bur idjot. Sa vet ka pushkatuar gjyshi i fabjanit mund të na i thot fabjan debili që është kopja e gjyshit. E ky lloi idjoti do bëj demokraci për Shqiptarët. Mjer shqipria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i BE-së, Gonzato shkon në Kuvend

Ambasadori i BE-së, Gonzato shkon në Kuvend