Këshilltari i Edi Ramës që shprehu dashurinë për Lulzim Bashën (dhe i premton votën?) - VIDEO

Arena e Blendi Fevziut, ku Edi Rama përfshihet normalisht në beteja të përgjakshme, me analistët e pranishëm në studio të impenjuar në masakrimin e tij, u shndërrua të enjten e kaluar për Lulzim Bashën në një dhomë të rehatshme plot pyetje të vetëkënaqura, buzëqeshje miqësore dhe deklarata të dashurie.

Nëse përjashtojmë Lorenc Vangjelin, gazetarin e vetëm të pranishëm që u përpoq të merrte disa përgjigje, pjesa tjetër e ''përballjes'' ishte nga fillimi në fund një monolog nga Basha, i cili u lejua të gënjejë si zakonisht pa më të voglin kontradiktor.

Kulmi, megjithatë, u arrit nga Baton Haxhiu i cili, jo vetëm pa e mohuar, lejoi veten të etiketohej nga Lulzim Basha si ''këshilltar strategjik i kryeministrit'' (nëse do të ishte e vërtetë, është shumë e rëndë që ai nuk u paraqit nga Blendi Fevziu si i tillë), por që pikërisht në atë rol ai u gjunjëzua virtualisht përpara liderit të opozitës duke e proklamuar atë "miqësi dhe respekt", deri në pikën që Basha madje i kërkoi të votonte për PD, hipotezë që Baton Haxhiu as nuk e përjashtoi. Duke deklaruar respektin e tij për Bashën, edhe "më shumë se të tjerët mund ta imagjinojnë", Baton Haxhiu hedh poshtë me lehtësi të gjitha akuzat dhe fajet e kreut të PD që nga tetë vitet e qeverisjes në krah të Berishës, Rruga e Kombit, pastrimin e parave ruse, deri te masakra e famshme e 21 janarit, për të mos përmendur pasuritë e dyshimta dhe marrëdhëniet e fshehta me shumicën e oligarkëve.

Të gjithë i kujtojmë “kollotumbat” e Baton Haxhiut në të kaluarën e tij politike, identike me ato të homologut të tij Blendi Fevziu dhe shumë ''analistëve'' të tjerë. Së pari me Sali Berisha kur ishte president, pastaj me Fatos Nanon kur ishte kryeministër, pastaj prapë me Sali Berishën kur u kthye në qeveri, më pas me Edi Ramën, dhe tani në prag të zgjedhjeve të reja deklaratat e para të dashurisë ndaj Bashës. "Por le të presim 25 Prillin," tha Baton Haxhiu. Pra, ta presim të shohim kush fiton, para se të jemi në gjendje të vendosim se për cilin do të punojmë si këshilltar.

E.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 17/01/2021 19:37

    Baton mua. Me vinte per te vjell kur degjoja bashen ty jo???

    Përgjigju
  • azem: 17/01/2021 19:14

    Sherbetor oligarkesh, lypsar politikanesh. I konsumoi ktej nga Kosova e tani i ka nis mbare ne Tirane. Keni me ja pa hajrin

    Përgjigju
  • fjolla: 17/01/2021 19:12

    Nje lypsar mbeti tane jeten. I perkushtuem per ke hyp ne pushtet. Njeri i varfen ne shpirt

    Përgjigju
  • beni: 17/01/2021 18:51

    hahaa po pse mo merziteni me batonin qe i jeo voten bashes, keshtu eshte loja, keshtu i ka thene rama te sillet, ju bini ne lojen e tyre

    Përgjigju
  • gasper: 17/01/2021 18:32

    Sa bukur luan koqevari Baton Haxhiu, dridhe like behe trike.....

    Përgjigju
  • Endri: 17/01/2021 18:29

    Te votosh LB do te thote qe nuk ke pike vizioni ose te ka premtuar ndonje gje

    Përgjigju
    • Shqipëria: 17/01/2021 23:08

      Ose je sufllaqexhi, ah jo harrova, Rilindje.

    • Doku: 17/01/2021 20:57

      I dikërke mirë këto punë...

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, deputeti socialist në 'Frontline': Ja lumsha SPAK-ut, të korruptuarit atje ku e meritojnë