Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus

Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus

Balazs Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është përfshirë në një skandal të brendshëm politik, pasi një prej këshilltarëve të tij më të afërt është përballur me kritika nga opozita në Hungari, për shkak se ai ka sugjeruar se Budapesti nuk do të kishte luftuar për të zmbrapsur një pushtim rus, siç po bën Ukraina.

Balazs Orban, drejtori politik i kryeministrit hungarez, tha për ueb-faqen Mandier më 26 shtator se vendimi i Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës të nisur nga Moska ishte “i papërgjegjshëm” dhe tërhoqi paralele me pushtimin sovjetik të Hungarisë më 1956 që u përball me rezistencë të armatosur popullore, e cila u shtyp.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e vitit 1956, ne me gjasë nuk do të bënim çfarë presidenti [ukrainas Volodymyr] Zelenksy bëri dy vjet e gjysmë më herët, pasi është e papërgjegjshme, për shkak se ne mund të shohim se ai e çoi shtetin e tij në një luftë defensive, shumë jetë u humbën dhe territore u humbën”, tha Balazs Orban, i cili është edhe anëtar i Parlamentit hungarez.

“Sërish, është e drejta e tyre, është vendimi i tyre sovran, ata kanë të drejtë të veprojnë kështu. Por, nëse ne do të pyeteshim, ne nuk do të kishim këshilluar këtë, bazuar në atë që ndodhi më 1956”, shtoi ai.

Afër 2.500 deri në 3.000 hungarezë, shumica civilë të armatosur, u vranë gjatë luftimeve ndërmjet 23 tetorit deri më 4 nëntor të vitit 1956, kundër trupave sovjetike që kishin ndërhyrë për të rrëzuar Qeverinë reformiste të Imre Nagy.

Por, në një video të publikuar më pas në Facebook, Balazs Orban, tha se fjalët e tij “qëllimshëm janë keqinterpretuar” dhe se “heronjtë e vitit 1956 janë heronjtë tanë kombëtarë”.

Por, ky shpjegim nuk u përfill nga opozita.

Peter Magyar, lideri i partisë opozitare të qendrës së djathtë, Tisza, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Balaz Orban, i cili nuk ka lidhje familjare me kryeministri hungarez.

Kryeministri hungarez, që ka lidhje të ngushta me presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: ‘Golgota Babale’, rikthim në vitin ‘zero’: Pse u dënua Ervin Saljanji?

Ylli Pata: ‘Golgota Babale’, rikthim në vitin ‘zero’: Pse u dënua Ervin Saljanji?