Kështjella e parë e SHBA në Siri ka 'ndërruar duart', trupat siriane hyjnë në Kobane, ndryshon skenari i luftës

Kështjella e parë e SHBA në Siri ka 'ndërruar duart', trupat siriane hyjnë në Kobane, ndryshon skenari i luftës

Trupat siriane kanë hyrë në qytetin e Kobane, një bastion kurd në veri të Sirisë. Një veprim që bllokon objektivin ushtarak turk për krijimin e të ashtuquajturës zonë të sigurisë, e cila ka qënë në qendër të justifikimeve të presidentit Rexhep Taip Erdogan që prej fillimit të ofensivës më 9 tetor.

Mesa duket skenari i luftës në veri-lindje të Sirisë ka pësuar një ndryshim thelbësor. Kështjella e parë e Shteteve të Bashkuara dhe luftëtarëve kurdë sirianë, tani ka ndërruar duart. Skenaristi i kësaj lëvizje të madhe është Kremlini që po fiton gjithnjë e më shumë rolin e arbitrit të konfliktit.

Dje presidenti turk Erdogan bëri ofertën e tij: Nëse terroristët largohen nga zona e sigurisë", tha ai, "Operacioni ushtarak do të përfundojë". Por një ofertë e tipit mere ose lëre, nuk është një negociatë.

Përpara anëtarëve të partisë së tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, dje Erdogan duke folur për ofensivën ushtarake, tha se "Menjëherë, të gjithë 'terroristët' të hedhin armët dhe pajisjet e tyre, të shkatërrojnë të gjitha fortifikimet e tyre dhe të tërhiqen nga zona e sigurisë që kemi vendosur ". Kjo do të ishte "mënyra më e shpejtë për të zgjidhur krizën në Siri".

Por Presidenti turk na la pa iu përgjigjur kritikave në adresë të tij: Në historinë e saj, Turqia kurrë nuk ka kryer masakra ndaj civilëve. Nëse doni të shihni civilë të persekutuar, shkoni në Afganistan, Myanmar apo Bosnje". Objektivi i ofensivës sonë ushtarake, e cila tashmë ka çliruar 1.200 kilometra katrorë në Siri, është të depërtojë "deri në 30-35 km" përtej kufirit turk dhe përgjatë një rripi që shkon "nga qyteti Manbij në kufirin me Irakun".

Forcat Kurdo-Siriane, nga ana e tyre, kanë bërë të ditur, përmes komandantit Mazloum Kobani, se "ata nuk e kanë dorëzuar rajonin e tyre në duart e qeverisë Siriane.

Ndërkohë, ndërsa ushtria turke, e cila po lëviz ngadalë, ka nën kontroll qytetin Tel Abyad.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës