'Këtë vit marrin pjesë Andi Lila, Redi Jupi dhe Patushi,' organizatori i Ligës Amatore në Shqipëri: Tifozët po shtohen (VIDEO)

Më 29 shtator do të nisë sezoni i dytë i Sunday League Albania, lojës së futbollit 9 kundër 9 që luhet për amator. Pas suksesit që pati në sezonin e parë, këtë herë janë rritur jo vetëm skuadrat që kanë shkuar edhe 34, por edhe emrat e njohur që marrin pjesë.

“Kjo është liga e ish-futbollistëve, amatorëve ose e personave që janë shumë të apasionuar pas futbollit. Kemi sivjet ish-lojtarë profesionistë që marrin pjesë si Redi Jupi, Sajmir Patushi, Andi Lila dhe të tjerë,”-shprehet Jurgen Demneri, organizator i Ligës.

Po kush janë risitë dhe formula se si do të shpallet kampioni?

“Sivjet risia e parë është se luhet për katër kupa, jo një kupë. Kupa e parë do të luhet ndërmjet 8 vendeve të para të grupit A dhe tetë vendeve të grupit B, që do bëjnë ‘play-off’. Më pas nga këto ndeshje do të dalë edhe fituesi i kampionatit. Kupa e dytë do të jetë nga vendi i 9-12 i grupit A me 9-12 në grupinB. Kupa e tretë mes vendeve 13-16 në grupin A me 13-16 në grupin B. Më pas kupa e fundit që do të jetë edhe Kupa e Mirënjohjes do të luhet mes vendeve të 17 të dy grupeve,”-thotë Demneri. 

Ky format i futbollit amator është kthyer në atraktiv jo vetëm për ata që marrin pjesë, por edhe për tifozët.

“Me tifozët vjet kemi qenë shumë të kënaqur. Kanë mbështetur ekipin e tyre dhe kanë përqafuar çdo lloj rezultati. Sivjet po shohim që një muaj para se të filloj kampionati kemi ditë për ditë miqësore, njerëz që stërviten. Tifozë presim shumë më shumë këtë vit, në karhasim me vitin e shkuar,”-u shpreh ai.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Bardhi akuza Bashës: Bashkëpunëtori yt miqësi me Olta Xhaçkën, të kërkoi që mos të firmosësh

Bardhi akuza Bashës: Bashkëpunëtori yt miqësi me Olta Xhaçkën, të kërkoi që mos të firmosësh