Kevin McCarthy, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, njofton dorëheqjen

Kevin McCarthy, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, njofton dorëheqjen

Kevin McCarthy

Dy muaj pas shkarkimit historik si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Kevin McCarthy njoftoi të mërkurën se do të japë dorëheqjen në fund të vitit.

Njoftimi shënon fundin e karrierës në Kongres të përfaqësuesit të Kalifornisë, dikur pronar ushqimoreje në Bakersfield i cili ngjiti shkallët e politikës shtetërore dhe kombëtare duke u bërë ndër figurat më të rëndësishme në Uashington përpara se një grup konservatorësh të vijës së ashpër ta shkarkonin atë në muajin tetor.
58-vjeçari McCarthy është i vetmi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në histori që është shkarkuar.

Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur”, shkroi McCarthy në gazetën “The Wall Street Journal”, duke njoftuar vendimin për largimin nga Kongresi.

“Në këtë frymë unë kam vendosur të largohem nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të këtij viti për t’i shërbyer Amerikës në mënyra të reja”, shkroi ai.

Largimi i tij ngushton edhe më tej shumicën tashmë të vogël të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Javën e kaluar Kongresi votoi për ta përjashtuar ligjvënësin republikan nga Nju Jorku, George Santos, ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion.

McCarthy u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në janar të vitit 2007 pasi shërbeu në Asamblenë e Kalifornisë, ku shërbeu si udhëheqës i pakicës./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta