KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët
Moment nga stërvitja e KFOR
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i Bashkimit Evropian, EULEX, dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët më 7 maj.
E quajtur “Golden Saber 2024”, stërvitja do të zhvillohet në kampin Vrelo.
“Kjo stërvitje do ta testojë aftësinë tonë për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie”, tha KFOR-i përmes një komunikate për media.
Aty thuhet, po ashtu, se stërvitja do të përfshijë “një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje”.
“Kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të fortë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Duke i bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për t’i adresuar sfidat, si dhe përkushtimin tonë për të ruajtur stabilitetin rajonal”, tha KFOR-i.
Misioni paqeruajtës shtoi se pret që stërvitja të kryhet me sukses.
KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?
-
I nevojshëm
70.3%
-
I pa nevojshëm
24.6%
-
Nuk kam mendim
5.1%
Vota total: 3149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
27 Maj, 11:15
-
KFOR: I pasaktë raporti ku thuhet se negociuam tërheqjen e sulmuesve serbë në Banjskë
26 Maj, 18:26
-
Serbia i kërkon NATO-s të mos avancojë statusin e Kosovës, zbardhet letra
26 Maj, 15:01
-
NYT: Grenelli i propozoi Trump të vizitonte Thaçin në Hagë! Endrra për t’u emëruar Sekretar Amerikan i Shtetit e investimet në Ballkan
26 Maj, 11:37
-
Lordi Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO
26 Maj, 07:59
-
Raporti zyrtar: KFOR negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
25 Maj, 22:49
-
Lordi Mark Lancaster: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në NATO
25 Maj, 17:28
-
Shqiptarët e Kosovës armë nga Serbia për t’i trafikuar në Shqipëri! Kush janë blerësit kriminelë?!
25 Maj, 13:08
-
Trafik armësh Kosovë - Shqipëri, kosovarët blinin pistoletat në Serbi, prodhoheshin në Çeki
25 Maj, 10:49
-
NATO, Stoltenberg: Ukraina të jetë e lirë të përdorë armët e aleatëve për të goditur Rusinë
25 Maj, 08:37
-
Krasniqi u kërkon liderëve partiakë të shpërndajnë Kuvendin e Kosovës
24 Maj, 22:47
-
'Vuçiç bëri teatër', Ramabaja dhe Krisafi komentojnë rezolutën për Srebrenicën: Serbët presin fitoren e Rusisë në Ukrainë
24 Maj, 19:12