KiE dërgoi paketën Anti-shpifje në Komisionin e Venecias, Basha: E trupshme që u rrëzua dekreti i Metës pa reflektuar

KiE dërgoi paketën Anti-shpifje në Komisionin e Venecias, Basha: E trupshme që u rrëzua dekreti i Metës pa reflektuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzi Basha ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian për të dërguar  paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias, duke kërkuar opinionin e saj pas debateve të shumta mes palëve politike.

Sipas Bashës akti i ndërmarrë nga KiE provon se dy projekligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.

Ndërkohë Meta është ndalur edhe tek rrëzimi i dekretit të presidentit Meta ditën e djeshme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, duke e konsideruar këtë si një veprim të turpshëm. Ndërsa komisionin e konsideron si një kukull të kryeministrit Rama.

" Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias. Ky akt provon se dy projekligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri. Nga ana tjetër është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi verejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të mediave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Pushteti aktual qendroi i shurdhër edhe ndaj qëndrimeve të Komisionit Europian që tregonin se mosreflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian. Kjo indiferencë e kokëfortësi demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t’ua mbyllur gojën mediave. MOS na PREK fjalën. " shkruan Basha në një reagim në rrjetet sociale.

Dy projekligjet e paketës antishpifje janë dërguar për shqyrtim nga në Komisionin e Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, specifikisht nga Komiteti i monitorimit, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e Kartës Evropiane, dhe demokracisë në shtetet anëtarë.

Paketa Antishpifje do të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias në muajin Mars të cilët do të japin opinion e tyre mbi dy projektligjet, nëse vërtetë cënojnë fjalën e lirë ashtu si pretendojnë gazetarët dhe presidenti i Republikës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë