KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur

Nga Strasburgu, deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj u shpreh për 'Studio Live' në Report Tv, se vendimi për Kosovën në Këshillin e Eurpoës është një sukses, që erdhi si pasojë edhe e punës së palodhur nga ana e përfaqësuesve të Shqipërisë.

'Ky vendim i djeshëm, jo vetëm si vendim meritoratik i ka njohur Kosovën suksesin në tre shtyllat kryesore, por ka pasur mundësinë që Kosova edhe me shtete që nuk e kanë njohur të jetë pjesë e Këshillt të Europës', tha deputetja për Arbër Hitajn.

Nga ana tjetër, në KiE pritet të miratohet rekomandimi për ta nxjerrë Shqipërinë nga monitorimi periodik dhe kjo për Gjonaj tregon se Shqipëria ka sukses në reformën në drejtësi, respektimin e minoriteteve dhe grupeve vulnerabël.

'Raporti për Shqipërinë, nxjerrja jashtë monitorimit periodik është zhvillim shumë i rëndësishëm. Raporteri i rekomandon asamblesë së KiE, të nxjerri jashtë monitorimit Shqipërinë pasi ka pasur sukses, në reformën e drejtësisë, respektimin e të drejtave të minoriteteve, nxjerrja nga lista gri por edhe respektimi i grupeve vulnerabël. Vetë raporti rekomandon që Shqipëria të dali jashtë këtij monitorimi.

Kjo i shërben Shqipërisë integrimin në BE. Fakti që nuk jemi më në monitorimin e vazhdueshëm sjell një raport shumë pozitiv. Fakti që nuk ka pasur diskutime të forta në komitetin e monitorimit, pavarësisht besoj se sot do të kemi votim pozitiv që Shqipëria të dal nga monitorimi i Këshillit të Europës. Ky raport vendos në qendër të progresit reformën në drejtësi.'

Gjonaj dha edhe një koment për komentet e ashpra të Ilir Metës ndaj SPAK dhe kreu të saj Altin Dumanit.

'Do të preferoja shumë fort, fakti që reforma ka vlerësimin maksimal nga KiE dhe Be do të thotë që është në drejtimin e duhur. Çdo element intimidues tregon se drejtësia është në rrugën e duhur.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 18/04/2024 11:34

    Pertej asaj qe thote,kjo grua eshte shume e bukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online

Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online