Kim bisedë virtuale me 3 kryetarë bashkie e prefektin e Durrësit: Të vazhdojmë me disiplinë për të mposhtur COVID-19

Kim bisedë virtuale me 3 kryetarë bashkie e prefektin e Durrësit: Të vazhdojmë me disiplinë për të mposhtur COVID-19

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur kryetarët e bashkive të Tiranës, Korçës, Fierit dhe prefektin e Durrësit për masat e ndërmarra si shkak i COVID-19.

Në mesazhin e saj Kim bën apelon që të "vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19".

“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korçës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”, shkruan kryediplomatja Kim.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri